Dy shqiptare “rrëmbejnë” dy çmime në konkursin video më e mirë në lidhje me Maqedoninë

Ministria e VetëQeverisjes Lokale, Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, Tiranë, si strukura operuese përgjegjëse për zbatimin e këtij Programi IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar, organizoi konkursin për videon e shkurtër më krijuese me temë: “Pesë arsye përse unë, dua të vizitoj vendin fqinj! (Five reasons why I want to visit my neighbor country!)”. Qëllimi i konkursit ishte të nxirte në pah arsye personale në lidhje me dëshirën për të vizituar vendin fqinj, për një afat kohor prej 60 sekondash duke filmuar veten në mënyrën më kreative të mundshme.
Fituesit e konkursit u shpallën:
Vendi i Parë – Lisiana Demiraj (Shqipëria)
Vendi i Dytë – Lazar Arizanov (Maqedonia)
Vendi i Tretë – Nada Dosti (Shqipëria)
Videot fituese u shfaqën më datë 10 Nëntor 2017 në Hotel DRIM, Strugë, si përmbyllje e Panairit Ndërkufitar të Artizanatit si pjesë e festimeve të Ditës së Bashkëpunimit Territorial Europian (ETCD).Në panair morën pjesë dashamirës të artizanatit nga rajoni i Pelagonisë, Jugperëndimit dhe Pologut si dhe rajoni i Dibrës, Elbasanit dhe Korçës.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...