Dy shqiptarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra

Pjetri dhe Armendi, nuk jetojnë në Itali, në vendin i cili njihet për pizza, por në Zvicër. Ata kanë bërë një kthesë në përgatitjen e këtij specialiteti, pasi që, nëpërmjet gatimit ata po bëjnë edhe vepra arti. Pjeter Perlepi dhe Armend Hajdaraj ka kohë që në picerinë e tyre kanë filluar të eksperimentojë me artin në pica, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë puna e tyre ka zgjuar interesimin e të tjerëve, të cilët për kuriozitet po shkojnë të shijojnë picat e tyre, edhe për shijen por sidomos edhe për ngjyrën. Pos picave tjera të shijshme, ata së fundi kanë vendosur të përgatisin pica me ngjyrë të zezë.
Pjeter Perlepi nga Komuna e Gjakovës ka 30 vjet që jeton në Zvicër. Ai ka mbaruar zanatin për të përgatitur ëmbësira në ëmbëltore. Pjetëri ishte rritur në furrë dhe e ka trashëguar profesionin nga babai i tij që tashmë është pensionuar dhe kishte furrën e tij në Zvicër.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...