Dyshime për keqpërdorim me projektin e Universitetit “Nënë Tereza”, qindra mijëra euro në lojë?!

Gati një milion euro kushton përpilimi i projektit themelor të Universitetit “Nënë Tereza”, rektori i së cilit ëhstë ish ministri i arsimit nga radhët e BDI-së, Aziz Pollozhani, shkruan PRIZMA. Bëhet fjalë për njërin prej projekteve më të shtrenjta themelore– sipas bazës së të dhënave “Shkupi 2014 nën lupë”, projektet janë paguar nga 2 mijë deri në qindra mijëra euro.
Sa për ilustrim, projektet themelore për FINKI dhe Fakultetin për kulturë fizike kanë kushtuar 305 mijë euro.
Marëveshja që sot u publikua në ueb faqen për furnizime publike është arritur mes Universitetit “Nënë Tereza” dhe kompanisë BH Arkitekts DOOEL Tetovë. Sipas të dhënave të Regjistrit qendror, kjo kompani është themeluar në prill të këtij viti, kurse vetëm gjashtë muaj më vonë nënshkruan kontratë milionëshe.

Pronar dhe drejtor i kompanisë është Blend Hasani. Kompania do të marrë avanc 68 mijë euro, kurse kontrata ka të bëjë për “projektin themelor në të gjitha fazat e ndërtimit dhe revizion komplet të dokumentacionit projektues”.
ProjektiStrugaLajm

Ekspertët thonë se projekti për objekte të tilla kushton 10 euro për katror, kurse në ëtë rast 70 euro, që do të thotë se janë keqpërdor afër 700 mijë euro. /PrizmaStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...