E habitshme ç’ndodh në Pogradec, e shkatërrojnë komisariatin e policisë

Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në orët e vona të mëngjesit të kësaj të hëne në zyrat e komisariatit të Pogradecit.

Dy persona në gjëndje të dehur kanë shkatërruar dhe thyer çfarë u ka dalë përpara syve në komisariat, në momentet kur këta të fundit janë shoqëruar nga forcat e policisë.

Fjala është për shtetasit me inicialet S.C dhe B.S, përkatësisht 33 dhe 27 vjeç. Policia i ka shoqëruar pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit.

Me të ardhur në komisariat, të dehurit kanë niosur të kundërshtojnë dhunshëm efektivët e policisë, e më pas kanë nisur të thyejnë pajisjes e zyrës ku po merreshin në pyetje.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:StrugaLajm

S.Ç., 33 vjeç dhe B.S., 27 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Pasi në datë 08.07.2018, rreth orës 02.00, në Sallën Operative Pogradec, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 5 në Pogradec, po konfliktohen fizikisht disa persona.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, ishin konfliktuar me disa qytetarë të tjerë të cilët më pas ishin larguar.

S.Ç., dhe B.S., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, por edhe në ambientet e brendshme të tij, ku kanë dëmtuar pajisje edhe mjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, kryer në bashkëpunim, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’ parashikuar nga nenet 236/2, 150 dhe 274 të Kodit Penal

In : Aktuale

Loading...
loading...