E KUJTOJ ME RESPEKT ARIF VINCËN

E KUJTOJ NË SHENJË RESPEKTI
SHOKUN TIM MË TË NGUSHT

ARIF VINCËN (1947 – 2008)

Shkruar nga prof.dr. M.MusaiStrugaLajm

Arif Vinca ishte njeriu i dijës, përtejdijës, kulturës, i artit, i arsimit, i burgut, rezistencës, idealit, politikës, por mbi të gjitha i çështjes kombëtare.
Arifi lindi në Veleshtë të Strugës, shkollën fillore dhe tetëvjeçaren e kreu në vendlindje, të mesmen e kreu në Dibër. Qysh në mosh të re Arifi dallohej për suksese të shkëlqyeshme në fushën e arsimit dhe dashurisë kombëtare. Babai i Arifit Sami Vinca ishte njeri arsimdashës dhe e donte pamas shkollimin. Kishte besim shumë të forte në shkollim, ai thoshte se vetëm përmes arsimit mund të kryheshin të gjitha ndryshimet në sistemin ekonomiko-politik. Arifi pasi kreu shkollën e mesme gjimnazin në Dibër, u regjistrua në SHLP në Gjakovë, grupi i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Gjatë studimeve Arifi u njoftua me shumë moshatar të vet të qyteteve të ndryshme të Kosovës, me të cilët krijoi shoqëri vllazërore. Kur Arifi diplomoi, u interesua që të punësohet dikundi në Prishtinë për ti vazhduar studimet e mëtutjeshme në Universitetin e Prishtinës, drejtimi gjuhës dhe letërsisë shqipe. Gjatë asaj kohe u punësua në një tetëvjeçare në Obiliqit tani në Kastriot, kurse studimet i ndiqte pa pengesë, për gjuhë dhe letërsi shqipe të cilat i kreu poashtu pa asnjë problem.
Arifi diplomoi në Universitetin e Prishtinës, por kësaj rradhe u njoftua me shumë shok të cilët ishin të brumosur me ideale kombëtare dhe dalloheshin në fushën e shkencës dhe letërsisë. Gjendja ekonomike, politike, sociale, e sidomos çështja e mosbarazisë kombëtare e shqiptarëve në ish Jugosllavi Arifin e mundonte shumë.
Në vitin 1973 Arif Vinca pranohet profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin e Strugës “Vëllezërit Milladinovci”. Arifi ishte i ri për moshën që kishte por shumë i pjekur për dije dhe kultur. Ardhja e tij në gjimnaz u vërejt përnjiherë, pasi bëri disa ndryshime të cilat i kërkoi me këmbëngulje. Në gjimnaz Arifi takoi disa profesor, Axhem Kicën, Aliriza Llogën, Iqmet Kicën, Mendi Llogën, etj, të cilët ishin punëtor të mirëfillt të arsimit, kurse gjimnazi i Strugës ishte tempulli i dijes, arsimit, kulturës. Në gjimnaz tani mbaronin kuadro shumë të forta të cilët për të ardhmen u pregaditën dhe u bënë baza e mirëfilltë e çështjes kombëtare.
Gjimnazi i Strugës përjetoi ndryshime cilësore, por ajo u krijua prej guximit të Arif Vincës, me ardhjen e tij filluan të hapen më shumë paralele me mësim në gjuhën shqipe. Pas hapjes të më shumë paraleleve u paraqit evoja të pranohen më shumë profesor të tjerë të cilët ishin poashtu të frymëzuar dhe brumosur me dije dhe kulturë kombëtare në Universitetin e Prishtinës, si Nebi Dervishi, Xhemil Nasufi, Izeir Mustafai, Musa Musai etj. Të gjitha këto përpjekje padyshim ishin merita e Arif Vincës, për tu pranuar si kuadër i rid he i shëndosh.
Arif Vinca haptazi filloi të kacafytet me borgjezinë maqedonase, poashtu edhe me do professor shqipfolësa, në shkollë dhe në Komitet. Në Komitet pregaditeshin planet monstruoze kundër çështjes shqiptare. Dora e fortë e hekurt e UDB-së ishte pengesa kryesore për mosndryshimet në të mire të shqiptarëve në gjimnaz dhe në jetën ekonomike dhe politike. Borgjezia komuniste sllavo-maqedonase, nuk lejonte të shtohej numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Në paralelet me mësim në gjuhën shqipe mësim jepnin professor sllavo-maqedonas, në gjuhën slave. Ai kuadër i papërshtatshëm për nxënësit shqiptar, punësohej me urdhër të Komiteti. Komiteti atyre me qëllime u jipte përparësi që most ë pranohen kuadro shqiptare, si dhe profesorët e vjetër sllavo-maqedon, nuk mundeshin ti largojnë. Arifi me qëndrimin e tij burrëror dhe karakterin e fort të një intelektuali shumë të pregaditur, kërkoi me këmbëngulje që çështja e arsimit shqip të rregullohej me ligj, për pranimin e kuadrove shqiptare, përdorimin e gjuhës shqipe, plotësimi i administrates shkollore, mbushja e dëftesave dhënja e vërtetimeve, diskutimet shqip në mbledhje etj.
Atyre viteve biblioteka e shkollës kishte një fond shumë të varfër të librave në gjuhën shqipe, Arifi me këmbëngulje kërkoi të pasurohet fondi i librave, për nxënësit shqiptar.
Arifi nuk ndejti duar kryq por vazhdimisht shtronte kërkesa tjera, kërkoi që në shkollë të qarkulloj një gazetë për nxënësit e kësajë shkolle, ashtu nxënësit të trajtojnë tema kulturo-zbavitëse, për jetëtën e tyre si nxënës.
Kërkesat e Arifit nuk kishin të sosura ishin të vazhdueshme, ai poashtu kërkoi që kabinetet e lëndëve të ndryshme, të pasurohen me mjete konkretizuese për arsim sa më cilësor. Kto kërkesa të cilat i parashtroi Arif Vinca, në mbledhjet e këshillit të klasave, të shkollës dhe prindërve, hasnin në rezistenc te pala e maqedonasve dhe shqipfolësat. Kuptohet se të gjitha kërkesat e Arif Vincës për çështjen e arsimit dhe të drejtave legjitime kombëtare u mbështetën dhe gjetën përkrahje të plotë te shumë kolegë shqiptar në shkollë, kurse disa shqipfolësa jo që se kishin guximin por kundërshtonin haptas dhe injoronin qëndrimin se e mbanin qëdrimin e palës sllavo-maqedonase, se ishin bashkëpunëtor të tyre. Vetkuptohet se ata profesor ishin bashkëpunëtor dhe sherbetor, të UDB së, vazhdimisht përcillnin informonie dhe i ndihmonin organet e sigurimit, për nevojat e tyre, për informacione që ata i regrutonin. Gjimnazi i asaj kohe quheshte tempulli i dijës, kurse udbashët gjimnazin e quajtën foleja e shqiponjave.
Nuk kaloi shumë kohë në vitin 1981, në muajin mars, në Kosovë shpërthyen demostratat për Kosovën Republikë. Demostatat i organizuan studentët, përkrahje kishin prej gjithë shqiptarëve kudo që banonin në ish Jugosllavi. Kundër studentëve dhe shqiptarëve, aparati shtetëror organizonte dhunë dhe diferencime ideopolitike.
Diferencimi ideopolitik dëmtoi shumë masën intelektuale shqiptare për shumë vite, shumë kuadro shqiptare u përjashtuan prej punës, u burgosën. Për largimin e tyre prej pune përmes diferencimit, organizoheshin mbledhje maratonike, ku vëllau diskutonte kundër vëllaut, kundër motrës, babait, kundër djalit. Diferencimi ideopolitik ishte një kancer i prodhimit komunist. Mbledhje dhe diferencime të tilla u bënë në shumë organizata pune, por ajo më e rënda dhe me mëshumë pasoja u bë në shkollën e mesme “Vëllezërit Milladinovci” të Strugës, në pranverë e vitit 1981.
UDBA kundër Aeif Vincës u organizua me urrejtje, duke e shpallur nacionalist, irredentist, separatist, fashist, ballist dhe çka jo. Arif Vinca ishte me vetëdije të lartë dhe e dinte se një ditë do të ketë pasoja të kësajë natyre, politike bashkë me shokët e tij. Mbas gjithë atyre mbledhjeve, të cilat i organizonte Komiteti, UDBA dhe bashkëpunëtorët e UDB ës, prej gjimnazit përjashtuan disa koleg: Arif Vinca, Axhem Kica, Aliriza Lloga, Nebi Dervishi, Izeir Mustafai, Musa Musai dhe Mendi Lloga. Shumë profesor shqiptar shqipfolësa të gjimnazit, grupin e diferencuar prej shtatë profesorëve, e quajtën armik të popullit dhe shtetit, ashtu ngelen në vende të punës, turp me faqe të zezë.
Gjatë bisedave të gjata që i bënim me Arifin, këshillat e tija ishtin se armiku nuk flen, por ne duhet të mburremi dhe krenohemi se jemi shembull për për çështjen tonë kombëtare. Arifin dhe shokët e Arifit, diferencimi ideopolitik i goditi shumë keq. Sidomos ata familje që kishin njerëz të diferencuar, diferencimi vazhdonte edhe me të afërmit e tyre, pra prej pune Arifit ja larguan bashkëshorten Seniain, e cila punonte motër medicinale në spitalin e shëndetit ë Strugë, reparti kirurgjisë. Diferencimi shkoi edhe më thellë ja përjashtuan prej punës dy vllezërit e gruas Mersim Pollozhanin, Shpëtim Pollozhanin, motrën Sabiha Zibën etj. Të gjitha kërcënimet dhe vuajtjet, Arifi i përjetoi ashtu si patriot dhe kurr nuk u ligështua dhe nuk u gjunjëzua dhe nuk mendoi ndryshe. Unë me Arifin kam qen shoku më i afërt dhe më besnik, bisedonim për shumë gjëra aktuale të asajë kohe.
Arifin kurr nuk e dëgjova të përmendte emra, të merrej me emra të personave që pengonin ose na dëmtonin në qellimin tonë. Ai nuk e ngriti zërin kundër atyre agjentëve dhe puthadorëve shqiptar, pse ata mendonin dryshe dhe pse jan vën në sulm kundër popullit të vet. Sa për sllavomaqedonët as që ja ndiente. Kishte besim të fort se për të gjitha ata do të vijë fundi një ditë. Unë si në lojë dhe shaka një ditë e pyeta, çka mendojnë këta populli i paqen kundër nesh dhe kur do të ndalën. Arifi para se të foli buzëqeshi dhe tha: ata do të ndalen atëherë kur do të ndalet Serbija dhe kur do të filloj shpërbërja e tyre.
UDBA dhe udbashët nuk kënaqeshin veç me ata masa ose ndëshkime që i bëri, por kërkonin likuidimin e Arifit dhe disa intelektualëve të tjerë në Strugë e më gjërë. Dita që kalonte situata edhe mëshumë po keqësohej, por Arifi ishte më i pjekur prej gjith nesh dhe më i lexuar, prandaj thoshte se këtë që përjetuam është si dënim me karakter gjithë popullor gjithë kombëtar, por tani do tja nisin me dënime tjera drakonike, burgosje, tortura, rrahje kërcënime deri në likuidime të disa personave.StrugaLajm

BURGOSJA E ARIF VINCËS

Pas gjithë atyre reprezaljeve që i përjetoi golgota shqiptare, kudo që ndodhej armiku sllav, ai kishte vetëm një qëllim, të mbjellte frigë, ngjallte pasiguri, krijonte situata konfliktuoze, të kultivohej urrejtja kundër demostruesve dhe të diferencuarve ideopolitik. Shqiptarët u diferencuan moralopolitikisht dhe jopolitikisht, turp i madh, për këtë lindën fërkimet grindjet dhe çka jo. Kjo gjendje shumë e rënduar popullatën tonë e çoi deri në çmenduri, e cila u pregadit prej politikës sllavo serbo-çetnike ë Beograd. Përditë prej shtypit RTV, dëgjoheshin lajme dhe mereshin informacioneve të ndryshme, se në shumë qytete të Kosovës ka vrasje, plagosje. Tahir Meha ja nisi pushkës për të mbrojt moralin shqiptar si Mic Sokoli dikur. Prandaj shqiptarët kërkonin ndihmë dhe përkrahje se si të veprohet më tutje. Arifi kishte shumë kontakte me njerëz të lëvizjes dhe gjithmonë na këshillonte duhet me qenë gati edhe me u fliju, burgu do të jetë denimi më i lehtë, por pasi jemi përcaktuar për këtë nder historik të kombit, asnji nuk duhet me u ba pishman dhe të mos dobësohet para aktit historik. Arifi shumë her merrej në pyetje në OPB në Strugë, prej inspektorëve të ndryshëm, por gjatë asaj kohe na merrnin edhe gjithë ne të tjerëve. Qëllimi i UDB së ishte të ushtron sa më shumë dhunë dhe pasiguri që të hikim ne në mënyrë të organizuar, largohemi prej vendit tonë, ashtu si dikur që i depërtonin shqiptarët për turqi dhe për në dreq të mallkuar. Përgjigja e Arifit ishte shkurt dhe e qartë, më mirë një varr të shenjtë këtu në Strugë, se një qyqe në Anadoll ose dikund tjetër.
Kompaktësia jonë e verbonte UDBËN dhe udbashët, ata pyetnin gjithmonë se prej ku i merni mjetet financiare që jetoni kaq bukur dhe fare nuk ua ndin për punë dhe për të gjitha ato masa politike që jeni duke i përjetuar.
Prej dosieve që i morëm prej UDB së, të cilat janë me vëllime drakonike, kuptojmë se paskemi mobilizuar dhe punësuar armat të inspektorëve, udbashë, puthador, kuisling, njerëz me interese të ulta, dhe çka jo. Të mjerët ata ku emrat e tyre janë në dosiet tona, por për ata dhe familjarët e tyre ndër shekuj do të jet turp, se kujt i kanë shërbyer.
Ishte pranverë 10. 06. 1982, ditë e shtunë, në Strugë është ditë tregu, me Arifin ishim bashk, herë në shtëpi dhe herë në qytet, vërenim disa lëvizje të punëtorëve tësigurimit të pazakonta drejt nesh, por ne edhe më tutje i injoronim me sjelljen dhe qëndrimin tonë të përditshëm. Ishim bashk me Arifin dhe me disa shok,pastaj me disa miq të Arifit në shtëpi, asaj dite kemi ba muhabet dhe qef sa asnjëditë tjetër. Në por mbramje u përshëndetëm dhe u nisëm sejcili për të shkuar në shtëpi. Kur kalova udhëkryqin kryesor te rruga kryesore në Strugë, ishin përqendruar forca të mëdha policore më ndaluan dhe më kontrolluan veturën, mua Musain, shoqen dhe Kreshnikun, i cili ishte afro dy muaj fëmi, aty më mbajtën afro një orë. Reagova pse veprojnë kështu kundër meje dhe ndaj familjes, policët nuk më dhan asnjë përgjigje. Mbrrina në Dobovjan, por te vendi që e quajm Hani poashtu më prisnin forca të mëdha policore. Tani në mend po më shkon vërdall diçka mesiguri do të ketë ndodhur ndër shokët e mi. Mbas një orë e gjysëm përpjekje me inspektorët dhe forcat e rendit kriminelë dhe udbashë më lejuan të shkoj në shtëpi. Por gjithmonë dyshimin e kisha te Arifi dhe disa shok, vall mos u ka ndodhur ndonjë e keqe. Inspektorët kishin kontakte telefonike ndërmjet vedi por largoheshin kur ata bisedonin që mos ti dëgjoja dhe kuptoj se çfar flisnin.
Hyra në shtëpi çka të shoh, më dukeshte shtëpija sikur ka ran një bombë, sikur shtëpija nuk ishtë e imja. Mundohem me telefon të bisedoj me Arifin, ishte e pamundur, telefonin ma kishin ndërprerë. Lëshova TV nisën lajmët, çka të dëgjoj, në Tetovë Rafi Aliti ishte plagos prej policisë dhe ai e kishte plagosur poashtu një polic. Atëherë kuptova se diçka më e madhe ka ndodh në mes shokëve të mi. Tentova disa herë të shkoj në Strugë me veturë natën por isha i penguar dhe ndaluar prej forcave të policisë, poashtu edhe shtëpinë e kisha në mbikqyrje prej poolicisë. Gjithë natën mbeta pa gjumë, të nesërmen në mëngjes shkova te shtëpija e Arifit, takoj Seniain. Ajo më priti dhe më tregoi se prej forcave shumë të mëdha policie, sigurimi, agjentësh, e kishin prangosur Shpëtimin dhe Arifin. U preka tej mase, por Seniai më dha burrni, jo tha ne do ti nderojm trimat kudo që ata ndodhen, rrugën e tyre ne do ta vazhdojmë ashtu sikur ska ndodhur azgjë, për gjithë atë që ndodhi mbramë zoti mart hak dhe mos ua vonoftë. Senia tregoi akte trimërie si sokolesh, kuptohet se ajo kishte nanën burrënesh, ajo nanë patjetër do të lindi sokola dhe sokolesha. Të gjithë e deshim nanën e Shpëtimit, atë të gjithë r thirrshim nanë, rahmet i past shpirti ishte NANA E GJITHË KOMBIT.
Arif Vinca është mbajtur në qelit e Strugës dhe Ohrit, gjatë saj kohe të hetimeve, duke i përjetuar tortura më çnjerëzore. Është malltretuar për gjithë atë që ja kishte pregaditur UDBA, inspektorët e sajë si dhe dëshirat e udbashëve. Pas shumë muajsh hetime, Arifi doli në gjyq në Manastir, ku unë dhe shumë të tjerë ishim present, por unë Musai isha dëshmitar i Arifit, dëshmova se Arifi kot mbahet në hetime, për gjitha ata akuza që e akuzonin, prangosja e tij është e padrejtë. Arifi veç veprave me vlera arsimore nuk kishte për çka të përgjigjej, ai nuk kishte kryer vepra që binin ndesh me ligjin, por ata që e ngarkonin Arifin, ishin vepra me paramendim. Arifi ishte dhe mbeti legjenda e proçesit edukativo arsimor, për të gjitha gjeneratat që u dha mësim si dhe për ata që do të vijnë pas. Gjatë atij gjykimi Arifit i doli dëshmitar, “patrioti” deshtak, njeriu i çmendur dhe frigacak Inajet Bariu. Ky e akuzoi Arifin se ti ke mbajtë në shtëpi njeri ilegalilë Rafi Alitin. Rafi Aliti nuk guxon ta mbajsh illegal, atë e kërkon UDBA, e kërkon shteti, ai është person i rrëzikshëm dhe është i armatosur. Këtë rast Inajet Bariu, Arifit ja dëshmoi para trupit gjykues, duke e përsëritur tre herë dhe Arifit nuk i mbeti gjë tjetër, por si kundër përgjigje ja rrasi një pështymë të fortë fytyrës.
Në atë senacë gjyqësore kishte edhe disa profesor, persona teknik të shkollës, nxënës të cilët dëshmonin kundër Arifit, të cilët e akuzonin për veprimtari armiqësore, urrejtje ndërnacionale, për separatizëm, nacionalizëm, irredentizëm çka jo. Ato ishin Minir Reçi, profesor i gjuhës shqipe, Lubica Todorovska profesore e gjuhës maqedonase, Xhelal Gavazi profesor i historisë, Rexhep Agiqi mjeshtër në shkolle, Irfan Dine pastrues, Engjëllush Bajrami nxënës etj. Të gjithë këta Arifin e akuzonin sipas porosis të UDB ës, se është mar me veprimtari armiqësore, me përmbajtje dhe urrejtje ndërnacionale, separatizëm, nacionalizëm, irredentizëm dhe çka jo.
Në bazë të urrejtjes që kishte aparati shtetëror i Maqedonisë, organet e sigurimit UDBA, Komiteti Qendror i Maqedonisë dhe ai i Strugës Arifin e dënoi me burg, të cilin burg Arifi e mbajti deri në ditën e fundit.
Arifi prej burgut kuptohet se doli shumë i lodhur, por krenar dhe i patrembur, në dasma, morta, takime të ndryshme, me njerzit vazhdimisht u thoshte se shqiptarët duhet ti gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta ashtu si gjithë kombet tjera në Federaten Jugosllave.
Gjatë atyre viteve, unë bleva kamion mercedes dhe të dy bashk punonim punë tregëtie, tregtonim fruta perime në tregun e Splitit dhe tregje të tjera nëpër ishuj Braç, Hvar, Korçull etj. Në Split shkonin edhe shumë shok tanë, të cilët nxirrnin poashtu kafashtën e bukës.
Në vitet 1990 filluan të fryjnë erërat për shkatërrimit e Jugosllavisë, filluan përplasje të mëdhaja politike dhe ushtarake, më së shumti kjo përplasje ishe prej Sllovenëve, Kroatëve kundër politikës shovene të Serbisë. Sllovenët hartuan plane që sa më leht me u shkëput prej Federatës Jugosllave, ashtu edhe vepruan dhe fituan. Bosna ishte në nishan të Serbisë dhe Kroacisë. Të gjitha këto veprime politike, ushtarake, kishin karakter të uzorpimeve teritoriale të Serbisë, përmes forcave policore dhe ushtarake, për të gjitha ato Serbija donte të dali fitimtare.
Millosheviqi për çdo ditë kërkonte fronte lufte në Kosovë dhe në Maqedoni sidomos nëatë pjesën e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarët. Porosija prej lëvizjes ishte se do të organizohemi kur do ta shohim më të arsyesheme, kuptuam se Sërbija ishte forcë e madhe ushtarake, ajo dominonte në të gjitha ish Republikat Jugosllave. Prandaj ne na konvenonte një lodhje ushtarake në mes Serbëve dhe Kroatëve. Gjatë atyre viteve në Kosovë u formua LDK ja, në popull bëhej pajtimi i gjaqeve, kurse në Maqedoni u themelua PPD ja, poashtu edhe këtu u ba pajtimi i gjaqeve. Arifi ishte inicijator i themelimit të PPD së në Tetov me disa shok dhe mori pjesë aktive në pajtimin e gjaqeve. Arifi u emrua nënkryetar i PPD së, iu dha post i lart partiak. Arifi ishte njeri shumë i sinqert dhe nuk lakmonte poste politike, por kryesija e ngushtë e binden dhe kështu gjithë aktivitetin politik e shkrim në PPD.
Jeta e Arifit ishte shumë e ngjeshur me aktivitete kombëtare, ai nuk pajtoheshte me disa politikan të cilët këtë rast PPD në e kishin fituar si në tombol dhe ishin agjent të shumëfisht të ish pushtetit Jugosllav dhe pushtetit të Kiro Gligorovit.
Të shkruajsh për jetën dhe veprimtarin e Arifit është sa e dhimbshme aq krenare, se ai nuk u gjunjëzua kurrë, para injorantëve, të pabesëve, njerzve që të vrisnin natën dhe të qanin ditën. Arifi vërtet përgjithëmon do të jet krenaria, jonë kombëtare, njeri i simbolit të qëndresës, rrezistencës, arsimit, dashamirës, njeri kuptimplot, i dashur, i qeshur, trim dhe bujar, lum Veleshta, Struga e më gjërë që e pati, përjetë do të jeton në zemrat e gjithë atyre që jetuan bashk me të.
Veçanërisht Arifi do të jeton në zemrat e gjithë nxënësve të vetë të cilët kur e kujtojnë derdhin lot dhe mburrën që e patën pedagog, profesor dhe mëshumë se profesor.
Ne kolegët gjithmon do ti mbajmë gjallë vyrtytet e Arifit, ai ishte Arif i madh, e penguan të magjistroj dhe të doktoroj, por ai ishte më shumë se doktor i shkencave. Arifi ishte dhe do të mbetet për gjithëmon MËSUESI I POPULLIT.
Familja Vinca hupi një njeri me aq vlerë të madhe,poashtu shokët, për të gjithë ne është i dashur dhe i paharruar, mesiguri do të kompenzohet durimin familjar, kur prej asaj familje do të lindin dhe rriten plot Arifa të ardhshëm.
Lavdi jetës dhe veprës së Arif Vincës.


Loading...
loading...