Edhe katër narkobosa botëror me pasaporta maqedonase

Shkup, 8 qershor – Vitin e kaluar më 1 tetor, katër persona të njohur si shefa të narkokarteleve, erdhën në Shkup, u fotografuan në hapësirat e Ministrisë për Punë të Brendshme, kanë lënë gjurmë të gishtërinjve, kanë marrë identitet të ri dhe pasaportë maqedonase. Mediat maqedonase raportojnë se njëri nga ta është shef i organizatës në kartelin shqiptar “Kompania Beli”, Gerti Marku, për të cilin, prokurorë nga Italia vlerëson se për tre vjet ka fituar 210 milionë euro nga shitja e kokainës nëpër vendet evropiane.

Sipas të dhënave nga aktakuza e konfirmuar tashmë nga Prokuroria, më 1 tetor të vitit 2020 në Shkup, pasaporta biometrike maqedonase me identitet të vjedhur kanë marrë brazilianja, Karine de Oliveira Kampos, malazezi Igor Vukotiq, vëlla i liderët të klanit “Shkalarski”, serbi Ratko Zhivkoviq, pjesëtarë i klanit të Darko Shariqit, dhe shqiptari Gerti Marku, shef i organizatës kriminale shqiptare nga karteli “Kompania Belo”. Të gjithë të katërtit, më 1 tetor ishin fotografuar nga tanimë e gjykuara Nazdrie Zekoviq, e cila e pranoi fajin, si dhe të akuzuarit tjerë në rastin e dhënies së pasaportave false.StrugaLajm

Shqiptari Gerti Marku, në Shkup për pasaportë kishte ardhur 15 ditë pasi kundër tij dhe grupit të tij ishte zbatuar aksion policor ndërkombëtar në 10 shtete dhe ishte shpall fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli. Gerti, i cili është në arrati, në Shkup më 1 tetor 2020 në orën 17:13 në zyrën e  shërbimeve udhëheqëse në MPB është fotografuar dhe ka lënë gjurmë të gishtit, më 21 tetor personalisht ka marrë pasaportën me identitet të ri  Elton Avdiu. Tre ditë më parë, më  24 tetor 2020, ka dalë përmes kufirit shtetërorë të Maqedonisë së Veriut si Elton Avdiu. Siç shkruajnë mediat maqedonase, parashikohet se tani gjendet në Ekuador, në Amerikën e Jugut.StrugaLajm

Muaj më parë, opozita maqedonase publikoi disa dosje, në të cilat njëri nga kokat e mafies turke, Sedat Peker, ka pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë të nxjerr nga Stacioni policor në Draçevë.  Sipas VMRO-së, ai me identitet të rremë, me emrin Xhadin Ademovski, me adresë në Shkup, ka qëndruar dhe vepruar ilegalisht për një kohë të gjatë brenda territorit të Maqedonisë, deri në arrestimin e tij më 18 janar, pas çka u ekstradua në Kosovë pasi posedonte edhe shtetësi kosovare. Emri i Sedat Pekerit në opinion doli së bashku me aferën me pasaportat e falsifikuara. Kundër Pekerit, i cili në Turqi konsiderohet si kryesues i një grupi kriminel, ka procedura penale. Në shtëpinë e tij në Stamboll para një muaji, policia kishte kryer bastisje. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...