Bekteshi: 100% paga më të mëdha për ato që punojnë të dielave

“Me këtë rast, si në Ligjin për marrëdhënie të punës, ashtu edhe në Ligjin për tregti, e diela përcaktohet si ditë jo pune për të gjithë, përveçse për përjashtime të caktuara për të cilat do të lejohet punë të dielën dhe gjatë festave” – ka deklaruar ministri Bekteshi!

Ministri Bekteshi ka informuar se me këtë propozim ligj është parashikuar që shtesa e pagës për punë të dielën dhe gjatë festave që punëdhënësi (tregtarët) duhet t’ua paguaj të punësuarve të arrijë së paku 100 për qind, për çdo orë të kaluar në punë.StrugaLajm

“Po ashtu, për subjektet tregtare që do të punojnë të dielën dhe gjatë festave përcaktohet kompensim në lartësi prej 2 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të realizuara në vitin paraprak të dielën dhe gjatë festave, mjete këto që do të investohen në kopshte për fëmijë në përputhje me ligjin” – ka thënë ministri i Ekonomisë, Kreshnik BekteshiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...