Edhe në buxhetin e 2018 asgjë për Spitalin e Strugës
Me projekt – buxhetin e 2018 janë anashkaluar projekte të planifikuara në sferën e shëndetësisë në vendbanimet shqiptare. Në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë të hartuar nga ish-ministri Arben Taravari ishin paraparë projekte për ndërtimin e shtëpive të shëndetit në disa komuna të banuara me shqiptarë, por edhe rikonstruimi i plotë i disa spitaleve, duke përfshirë edhe kushte më të mira. Ish-ministri Taravari ka theksuar kohë më parë se ka kishte lënë propozim-buxhetin për shëndetësi për 2018, të hartuar me grupet e punës dhe të ekspertëve.
Sipas Aleancës për Shqiptarët, ky propozim duhet të realizohet dhe të përfshihen së paku një pjesë e projekteve që kërkojnë zgjidhje urgjente. Sipas kësaj partie, brenda këtij boshllëku institucional pa ministër shëndetësie, është përgaditur propozim buxhet tjetër, ku janë fshirë nga lista pothuajse shumica e projekteve te spitaleve dhe poliklinikave në pjesët e banuara me shqiptar, dhe spitalet e Gostivarit, Dibres, Strugës etj, dhe të njejtat janë plotësuar me projekte të Maqedonisë lindore në pjesë ekskluzivisht të banuara me popullsi Maqedonase.
Ja projekt i planifikuar nga ish-ministri Arben Taravari
Rritje të buxhetit si dhe mjete të buxhetit për rikonstruimin e Spitalit Nefrologjik të Strugës
Ndërtimi i Shtëpisë së Shëndetit Dibër
Ndërtimi i Spitalit të përgjithshëm në Gostivar
Ndërtimi enteve shëndetësor për shëndet mental “Mladost” për të rinjë dhe fëmijë në disa komuna
Ndërtimi i poliklinikave në Saraj, ne f.sh Bardofce, Butel të Shkupit,
Rekonstruim të disa klinikave aktuale në Shuto Orizare të Shkupit
Të gjitha këto projekte dhe iniciativa të propozuara për buxhetin 2018, kapën vlerën prej 117.767.000 Euro. (INA)