Edhe në dimër Dollogozhda e Strugës, përballet me problemim e ujit të pijshëm

Problemet me ujin e pijshëm në fshatin Dollogozhdë të Strugës, tashmë janë të njohura. Që disa vite, gjatë stinës së verës banorët e fshatit Dollogozhdë janë përballur me probleme të mëdha, si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm, ku që nga muaji qershor deri në muajin shtator, vetëm 2-3 orë në ditë kishte ujë. Banorët e fshatit janë ankuar disa herë, duke thënë se duhet të mirren masa për të përmirësuar gjendjen, por siç duket këto ankesa kanë rënë në vesh të shurdhër, sepse në vend që të rregullohet gjendja, po bëhet edhe më keq. Këtë vit, banorët e fshatit Dollogozhdë, jo vetëm stinën e verës, por mungesën e ujit po e vuajnë edhe dimrit. Nga banorë të fshatit mësuam se që nga muaji nëntor, fshati ka filluar të ketë mungesë të ujit të pijshëm. Duke pritur se gjendja do të rregullohet, për shkak se është hera e parë që në dimër ka mungesë të ujit, gjendja bëhet edhe më keq.

” Kjo gjendje është shqetësuese dhe alarmuese, nuk e di pse ende nuk janë marrë masa për përmirësimin e saj. U mësuam me faktin se gjatë verës nuk kemi ujë te pijshëm, por mungesa e ujit edhe gjatë dimrit, është e tepërt. I kuptojmë problemet, ndoshta ka mungesë të ujit të tokës edhe si shkak natyror, por nuk ësht problem i djeshëm, ka disa vite që po përballemi me problemin e njëjtë, besoj çfarëdo që të ishte do të ishte rregulluar deri tani” – ka thënë një banor i fshatit Dollogozhdë. StrugaLajm

” Siç duket ky problem do të vazhdojë edhe më tutje dhe askush nuk ka ndërmend të marrë masa. Të mos kesh ujë me orë të tëra gjatë ditës edhe në dimër, kjo është absurde. Të paktën të jemi të informuar për problemin, të dijmë pse ende po përballemi me këtë problem. Para më pak se një javë, uji i pijshem u ndalua krejtësisht, për më shumë se 24 orë, duke u arsyetuar me faktin se po vëndoheshin pompa të reja të ujit. Edhe pse nuk u lajmeruam se do të ketë mungesë të ujit për më shumë se 24 orë rresht, e arsyetuam mungesën e ujit, duke shpresuar se me pompat e reja do të rregullohet gjendja. Mirëpo edhe pas vendosjes së pompave të ujit, mungesa e ujit për orë të tëra në ditë është ende e pranishme. Duhet të mirren masa urgjent, është shumë absurde, luftojmë për tu bërë pjesë e BE-së, në ndërkohë që ende nuk i kemi rregulluar kushtet primare për jetesë” – u shpreh një banor tjetër i fshatit. StrugaLajm

Problemi i mungesës së ujit, sidomos gjatë stinës së verës tashmë është bërë një traditë për fshatin Dollogozhdë dhe jo vetëm, sepse shumë vende të tjera të Maqedonisë së Veriut po përballen po me të njëjtin problem.(StrugaLajm. com)

In : Aktuale

Loading...
loading...