Edhe një premtim nga Qeveria:Autostrada Kërçovë-Ohër do përfundojë më 31 dhjetor 2023

Ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski shpreson që autostrada Ohër-Kërçovë të jetë gati deri më 31 dhjetor 2023. Ky është afati i ri i vendosur nga qeveria deri kur duhet të jetë gati kjo autostradë, që u ndërtua për tetë vjet. Sipas ministrit, tani është radha e Parlamentit për ta miratuar aneksin e ri të marrëveshjes, i cili do të vazhdojë.

Dallimi në këtë aneks marrëveshje është se nuk ka mjete shtesë të pagesës. Afati është zgjatur, por ne kemi garanci të forta nga të dyja palët dhe detyrime se kur do të vazhdojnë dhe kur do të përfundojnë aktivitetet si të kontraktorëve ashtu edhe të shtetit. Deri më 31 dhjetor, me organizim të mirë, shumë punë në terren, shumë mekanizma dhe shumë njerëz, kjo autostradë mund të përfundojë”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Por, shumica e banorëve të Ohrit nuk besojnë që ky aks do të ndërtohet ndonjëherë.

“Është turp, dhjetë vjet të bëjnë një autostradë. Nuk besoj. Ne jemi vozitës profesionistë, çdo ditë e bënim atë rrugë. Është e tmerrshme. Çdo ditë vozitja për në Shkup dhe 100 herë më e mirë ishte rruga e vjetër, ishte më i sigurt, tani nuk është”.StrugaLajm

“Kurrë nuk do bëhet. Tragjedia më e madhe është se paratë merren dhe nuk bëhet asgjë. Jo ky pushtet, por edhe tjetri që ishte, nuk ju intereson për popullin. Kamë miq nga Shkupi, kur vijnë, vijnë duke qarë edhe kur shkojnë, shkojnë duke qarë. Nuk kanë vullnet të vijnë në këtë rrugë”.

“Kur të ma marrin mua patentën, atëherë do e hapin. Çfarë të besosh. U bënë tash shtatë vjet. Nuk ke kujt t’i besosh. Kushdo që vjen e bën të njëjtën”.

Është e qartë se numri i punëtorëve në teren është shumë i vogël dhe pjesa më e madhe e makinerisë qëndron pa lëvizur. Për momentin në pjesën më të madhe të autostradës nuk punohet, ndërsa edhe ajo që është ndërtuar deri tani, në disa vende ka filluar të prishet. Autostrada filloi të ndërtohet në vitin 2014. Fillimisht duhej të jetë gati deri në vitin 2018, dhe më pas deri në qershor të vitit 2021.

In : Aktuale

Loading...
loading...