Edmond Vejseli akuzon:Kërkesat për legalizim në Strugë, procedohen në mënyrë selektive dhe preferenciale

Këshilli Komunal i Strugës në seancën e sotme, procedoi  ashtu sic edhe  njoftoi me  rendin e ditës .Edhe në këtë seancë  u vërejtë që koalicioni komunal ,jo gjithmon i siguron votat për të kaluar vendimet në Këshillin komunal  me një shumicë të thjeshtë dhe herë pas here peshkon vota nga partitë opozitare .Këshilltari i Besës Edmond Vejseli edhe në këtë mbledhje pati objeksione për administratën komunale e cila sipas tij në mënyrë selektive i procedon  kërkesat për legalizime dhe në këtë drejtim ai nënvizoi se duhet më shumë transparencë nga ana e administratës.Ky proces sipas Vejselit detyrimisht të finalizohet  në kuadër të rregullave në fuqi sepse sipas tij ka ankesa nga qytetarët se kërkesat për legalizim nuk u merren parasysh nga administrate dhe procedohen  në mënyrë preferenciale njëra nga tjetra.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...