Edmond Vejseli:Po zvarriten punimet në shkollën e Strugës të reagojë komuna

Edmond Vejseli, këshilltar i Lëvizjes Besa në Strugë në seancën e sotme ripërsërit edhe njëherë qëndrimin se Këshilli Komunal i Strugës, nuk duhet të lejojë që gjatë seancës të futen pika të tjera në rendin e ditës përvec atyre që janë diskutuar nëpër komisione.Kjo problematik përsitet herë pas here potencoi Veseli i cili ngulmoi se këshilltarët në këto situatë nuk kanë informacionin apo pasqyrën e duhur.Ndërkohë, një problematik tjetër që ngriti Vejseli ishte edhe cështja e mos-finalizimit të punimeve në godinën shtesë të shkollës ‘’Vëllezërit Milladinov’’.Vejseli, nënvizoi se aty janë shkelur të gjitha afatet për finalizimin e punimeve,sipas tij në rast se donatori nuk merr përsipër përfundimin e punimeve atëherë duhet këtë ta bëjë komuna në mënyrë që nxënësit e Strugës mos të vazhdojnë të shkollohen në një objekt të vjetër si shkolla e vjetër e cila nuk plotëson asnjë standart .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...