…edhe TI je fajtor për ikjen time

Alide Lloga/strugalajm

Fajtor jeni edhe ju gurbetçinjë që ikët nga ky dhè…
Ju ikët prej këtij vendi për një jetë më të mirë. Në këtë mënyrë ju punuat dhe ndërtuat jetën tuaj ashtu siç ua donte zemra. Ndërtuat shtëpi, bletë vetura luksoze, ndërruat garderobë etj., etj…StrugaLajm


Jetesa juaj atje vërtet u rehatoi dhe disi krijuat komoditet në shumçka, ndërkaq kur vinit këndej NE ju shihnim sikur me qenë burrshtetas të devotshëm dhe në këtë mënyrë u krijua ideja se ju jeni më të dalur, më të shëtitur, më të zgjuar etj., dhe tek NE zgjohej ajo dëshira e madhe për të qenë në vendin tuaj, a për të ardh edhe NE andej, se këndej na mbyti fukarallëku…! Ju gurbetçinjë të dashur mbollët idenë se atje jetohet vërtet mirë, saqë kur vinit këndej fryheshit për gjithçka, a ne të shkretët ju shihnim në bebzë të syrit. Na tregonit histori të jetës suaj andej, por jo dhe vështirësitë që i hasnit, thjesht vetëm lëvdata e se këtu është “fuck” . 
Ne ëndërronim natë e ditë, thurnim në trurin tonë ëndrrat më të bukura se atje qënkërka parajsa vetë. Ëndërro NE…, ëndërro…!StrugaLajm


Pa dashur të fyej askënd, por sinqerisht e them se jeni fajtor. Të qartë e kemi se vërtet ju duhej të bënit shtëpitë, sepse s’mund të jetohej në një shtëpi shumë antarëshe, por luksi i tepruar na bëri që edhe ne t’i lëpijmë më shumë se ç’duhet buzët, e filluam edhe më tej t’ju shohim si njerëz të cilët bëjnë çudira e që e jetojnë jetën në luks të stërtepruar…
Ne donim atë jetë. Sigurisht që na pëlqente, eh…, kush s’do ta donte?!
Ditët kalonin e vitet poashtu dhe dalëngadalë edhe NE prej këndej filluam të vinim andej…Donim t’ju shihnim si jetonit e si fitonit aq shumë, me një fjalë si ia dilnit…?!
Pamë…!, dhe në të shumtën e rasteve u dëshpëruam me kushtet e jetën mjerane që bënit ju andej…Në këtë mënyrë donim që këtë ëndërr të mos e besojmë e të besonim vetëm ëndrrën tonë që e kishim fryrë aq shumë…
Thonë që shqiptari e ka “pordhën e madhe”, e kjo u vërtetua më së mirti, se ju O gurbetçinjë vërtet në disa raste e ekzagjeruat jetesën e të jetuarit “kull”, i stërtepruat disa gjëra më shumë se ç’duhej. NE këndej u mpimë me atë ide që s’e patëm kurrë, me atë luks, me atë ikje të bukur saqë edhe sot e kësaj dite, ku jeta është e shtrenjtë a NE duam jetën e luksit, por fatkeqsisht kjo s’përkon me realitetin…NE tash duam të garojmë me ju. Të ndërtojmë shtëpi luksi, të blejmë vetura luksi, të ndërrojmë garderobën me veshjet më të fundit të modës e të bëjmë edhe plot gjëra tjera, se NE tash veç duam, a s’mundemi, sepse mundësitë janë krejt e kundërta e asaj që dëshirojmë NE, ndaj NE sot po ikim…Vijmë te ju, për të bërë si ju…!

In : Aktuale

Loading...
loading...