Ekonomia e Maqedonisë në vendnumëro

Ekonomia assesi të rimëkëmbet. Tejkalimi i krizës politike nuk ka ndihmuar që të dalim nga situata e ngërçit ekonomik, që ka rezultat me rritjen e Prodhimit Bruto Vendor (PBV) në tremujorin e tretë për 0.2 për qind.

“Është e qartë se problemet në ekonomi janë më të thella. Disa janë të qarta se pse ndodhin. Për shembull, kemi rënie të madhe në ndërtimtari. Kjo është e qartë dhe ka ndodhur për shkak të rënies së investimeve jo- produktive. Kjo një ditë duhej të ndodhë. Por, vazhdon trendi në industri, ku për disa për qind është ulur në tremujorin e tretë”, tha ish ministër i FinancaveNikola Popovski-

Sipas Popovskit, PBV-ja në nëntë muajt e parë të vitit 2017-të në aspekt kumulativ shënon rënie prej 0.2%, që do të thotë se ekonomia e vendit këtë vit mund ta mbarojë në minus. Popovski shënjestron edhe një, siç thotë, situatë absurde, që zgjat tashmë një kohë të gjatë. Ndryse, në kushte kur PBV ngec apo shënon rënie, papunësia ulet ndërsa ngritje shënon punësimi.

“Kjo do të thotë se produktiviteti bie dyfish më shumë sesa rezultatet që paraqiten me PBV-në dhe punësimin, pasi shkojnë në drejtim të kundërt. Numri më i madh i të papunëve krijojnë PBV më të vogël. Kjo është rënie klasike e produktivitetit në makro nivel. Ja ky vit po përfundon, por Qeveria ka arsye të mjaftueshme që nga janari shumë më seriozisht t’i qaset kësaj, siç iu qas problemeve tjera, si politika e jashtme, gjyqësori e kështu me radhë”, theksoi Nikola Popovski.StrugaLajm

Në tremujorin e parë ekonomia ka shënuar ngecje ndërsa tremujorin e dytë e përfundoi me minus prej 1.3%. Në bazë të këtyre rezultateve, sipas të gjitha gjasave nuk do të realizohet as projeksioni i Ministrisë së financave për rritjen e PBV-së në vitin 2017 prej 1.6%. Nga ana tjetër, Banka Popullore në raportin e nëntorit prognozoi rritje prej vetëm gjysmë për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...