Ekspozitë e Besa Dautit në Antali

Piktorja tetovare Besa Dauti, e njohur me pikturat e saj realiste, ku motiv kryesor e ka trëndafilin, ekspozoi veptat e saj në Antali, qytet i njohur turistik i Turqisë.
Ekspozita e saj u realizua në kuadër të festivalit të parë të miqësisë, i cili mbahet në kuadër të panairit ndërkombëtar “EXPO 2018”. Mysafirët e pranishëm në këtë ngjarje, ku u ekspozuan 15 piktura nga opusi i saj i fundit, mbetën të impresionuar nga mënyra e paraqitjes reale të trëndafilit në mëndafsh.
Piktorja Dauti në këtë eviniment u shfaq me ekspozitë personale nderkaq në festival marrin pjese me aktivitete të ndryshme edhe mysafir, gjegjèsisht artist dhe folklorist nga Kroacia, Moldavia, Azerbejxhani, Finlanda etj. si e ftuar nga organizatat joqeveritare “ATIK” dhe Lidhja e Artistëve “Anadoli”.

StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...