Ekzodin e shqiptarëve e solli partia e Ali Ahmetit!

Bekim Qoku

Në Maqedoninë e Veriut kohën e fundit është ngritur shpesh alarmi për largimin e të rinjve nga trojet e tyre. Dhe me të drejtë. Është shtruar pyetja pse ikin dhe është kërkuar fajtori i ikjes së tyre. Jo rrallëherë këtë pyetje e kanë bërë mu ata që i kanë dhënë një dorë me apo pa vetëdije kësaj dukurie.

Nëse e marrim politikën si premisë të ekonomisë dhe e të gjithë matricës së jetës shoqërore, atëherë shkaqet janë veçse politike. E bartëse e politikës ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veritut këtyre dy dekadave të fundit, kur ikja ka qenë e përmasave të ekzodit, është partia e Ali Ahmetit BDI-ja. Pa shfajësuar aktorët tjerë social, si opozita politike dhe elita intelektuale, sidomos ata që kanë vepruar në shërbim të BDI-së.

Duhet thënë se, të gjithë ata që kanë e shtruar këtë pyetje dhe nuk ia kanë thënë emrin, ata kanë qenë naiv në gjykim, ose po, kanë mbuluar e mbrojtur me kast kryefajtorin.
BDI është tash e 18 vjet në pushtet, një pushtet shkatërrimtar për shqiptarët. 18 korrupsion, 18 vjet zhvatje, 18 vjet turpërim, 18 ikje nga sytë këmbët. StrugaLajm

Pra, nëse vërtet kërkoni shkaqet e ikës së të rinjve, atëherë mos kërkoni gjurmët, se ujku duket sheshit. Dhe në këto zgjedhje që po afrohen, përsëri kemi rastin të mësojmë arsyet dhe të rinjohim gjithë ata që ndihmojnë dhe mbështesin shkaqet dhe shkaktarin e zbrazjes të shtëpive dhe trojeve shqiptare.

In : Aktuale

Loading...
loading...