Ziadin Sela: 12 prilli është dita kur do të largohen aktorët politik që kanë privatizuar partitë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot pas mbajtjes së takimit me liderët në pyetjen e gazetarit se si është ndjer zoti Sela si shqiptar, jo si politikan për praninë e 5 liderëve shqiptarë në takim, që shpesh edhe nuk flasin ndërmjet veti, ndërkohë që nga pala maqedonase ishin vetëm dy liderë të cilët përfaqësojnë rreth 100 deputet, Sela tha se: ”Përgjigjen për këtë pyetje më së miri duhet ta kërkoni te ata liderë që kanë privatizuar partitë e tyre duke aluduar në Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin dhe kanë pamundësuar që ti hapin partitë ku pjesë e veprimit politikë të bëhet çdo intelektual dhe çdo qytetar i cili vlerëson që politikisht duhet të jap kontribut. Natyrisht nuk është një ndjesi e mirë, por zgjedhjet e 12 prillit të jeni të sigurt që do të largojnë shumë aktor politikë të cilët ndoshta edhe thirren nga kjo problematik të cilën e kanë krijuar edhe vet dhe është në dorë të popullit që ta rregulloj këtë çështje”, deklaroi Sela.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...