Epidemiologu i njohur kërkon masa më të rrepta në Maqedoninë e Veriut

Epidemiologu i njohur Dragan Danillovski ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut duhet të aplikohen masa më të rrepta për përballjen me koronavirusin.

Ai tha për Kanal 5 se duhet të ketë masa për fundjavë dhe vlerëson si pozitive përfshirjen e spitaleve private.StrugaLajm

“Gjendja e krizës do të na blejë kohë për të siguruar kapacitete në spitale, për ta vendosur situatën nën kontroll, ndërsa nëse duam ta zvogëlojmë numrin e të infektuarve na duhen masa më të rrepta”, nënvizoi epidemiologu i njohur maqedonas.StrugaLajm

Sipas tij, me këtë ritëm për tre muaj do të ketë imunitet kolektiv. Ai po ashtu përmendi se ora policore në Maqedoni është e domosdoshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...