Erdhën në vendlindje nga Zvicra, shuhet familja 5 anëtarëshe

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër. Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për kryefamiljarin J.S, 32 vjeçar, këto informata janë konfirmuar nga një familjar i viktimës.

Udhëtimi i tyre u shndërrua në tragjedi, bashkë me kryefamiljarin vdiq edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij. Ata kishin ardhë në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore, shkruan Express.

Rruga në magjistralen Duhël-Suharekë është bllokuar totalisht. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vetura kishte goditur autobusin. Ndërsa në rrugën e njejtë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatale.

StrugaLajm

Bëhet fjalë për dy të rritur dhe tre fëmijë, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, përcjell Klan Kosova.StrugaLajm

“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë – Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi”, ka thënë Berisha.

“Pasojë e këtij aksidenti është mos përshtatja e rregullave në trafik nga ana e drejtuesit të veturës që ka humbur kontrollin dhe është goditur për autobusi”, ka thënë më pas përmes telefonit për klankosova.tv zëdhënësi tjetër për këtë rajon Vesel Gashi.

In : Aktuale

Loading...
loading...