Erdogani ia bart pak gajlet Perëndimit: Shkatërrimi i familjes po jua lëkund themelin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të premten se institucioni i familjes është kyç për të ardhmen e një vendi dhe se themeli i shteteve perëndimore është duke u dridhur për shkak të mungesës së këtij institucioni.

“Turqia ka rezistencë ndaj sulmeve dhe besim në të ardhmen falë qëndrueshmërisë së strukturës së familjes”, tha Erdogani përmes video-lidhjes në kongresin krahinor të partisë në pushtet.

“Zhvlerësimi i familjes sjell shumë probleme sociale, nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës deri te nihilizmi”, tha presidenti turk.

Ai shtoi se përfshirja e grave në fuqinë punëtore ka arritur në mbi 31 për qind dhe se 60 për qind e mësuesve dhe 40 për qind e punëtorëve në sektorin publik janë gra.StrugaLajm

Komentet e Erdoganit erdhën pas protestave rreth caktimit të një rektori dhe deklaratës së tij rreth komunitetit LGBT, për të cilin tha se nuk ekziston në Turqi.

In : Aktuale

Loading...
loading...