Ervan Fuere ngre alarmin ndaj qeverisjes LSDM-BDI?

Ish ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut Ervan Fuere i cili aktualisht eshtë edhe analist per Ballkanin prane Qendres per Studime Politike Evropiane me seli ne Bruksel, në një intervistë për AIM tha se është zhgënjyese të shihet si reforma në administratën publike, pushteti i tanishëm duket se i përsërit gabimet e qeverisjes së kaluar.

“Qeveria e tashme duhet të jetë e vëmendshme ta mbajë përqendrimin te reformat”, tha Fuere duke shtuar se pushteti i tashëm nisi me mesazh të madh se nuk do të përsëritet partizimi i politikës për çka ra edhe regjimi i Gruevskit.

Sipas tij zhgënjyese ishte të shihet se si fitohen votat e ratifikimit e marrëveshjes së Prespës dhe njoftimin se ka pasur marrëveshje për amnisti.

Fuere thotë se edhe partia opozitare maqedonase nuk është reformuar dhe e njëjta partia vepron njëlloj sikur Gruevski të jetë lider.StrugaLajm

“Mos pasja e opozitës konstruktive e vështirëson punën e qeverisjes. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se shumë e rëndësishme, nëse çmimi që duhet të paguhet për marrëveshje që dobësohet sundimi i së drejtës, atëherë a është çmim i mirë”, pyet Fuere.

Fuere gjithashtu ceku se është i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë bllokon PSP-në.

In : Aktuale

Loading...
loading...