BLENDI PETROL
AktualeStruge

Euroambasadori Zhbogar nga Struga:Ligji për gjuhën i rëndësishëm për shqiptarët

Euroambasadori Samuel Zhbogar, në daljen para gazetarëve pas takimit sot  me kreun e Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni, në pyetjen rreth ligjit të shumë diskutuar të përdorimit të gjuhëve, potencoi se në këtë drejtim të merret shembulli i Strugës në rapor të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.”Sa i përket aprovimit të ligjit të gjuhës, sic tha edhe kryetari i Komunës së Strugës, ku ka një bashkëpunim shumë të mirë dhe një mirëkuptim të përbashkët në mes komuniteteve të ndryshme .Gjithmon, është mirë kur njerëzit bisedopojnë me njëri-tjetërin dhe e dëgjojnë njëri-tjetërin, për atë se si ndihet ana tjetër, për të kuptuar se cfarë frike dhe nevoja ka komuniteti tjetër, dhe mendoj që ky është një proces që shkon në të dyja drejtimet, ashtu sic unë e kuptojë ligjion për gjuhët.Mendojë se kjo cështje është shumë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Republikën e Maqedonisë, për shkak se ata mendojnë që me miratimin e ligjit për gjuhën, imlementimi i marrëveshjes korrnizë të Ohrit do të jetë i plotë .Mendojë që nëse të gjitha palët i qasen kësaj cështje me qasjen e njëjtë, ashtu sic edhe komunitetet e ndryshme i qasen në Strugë ,atëherë do të jetë mirë.Me rëndësi është që komunitetet ta ndërgjojnë njëri-tjetërin të mundohen të kuptojnë, pse pala tjetër kërkon që disa të drejta të realizohen”potencoi ai.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button