Europa drejt stabilizimit, Rusia me rritje të frikshme të infektuarve

Me vendet evropiane që tashmë po stabilizojnë statistikat e pandemisë, vëmendja po përqendrohet te disa shtete që vetëm tani po shohin ngritjen e kurbës së infeksionit nga COVID-19.

Përtej shifrave amerikane, vendi me rritjen më të madhe të të prekurve nga koronavirusi tashmë është Rusia.

Vendi ka konfirmuar 10, 581 raste të reja të prekurish nga koronavirusi, duke e çuar bilancin në 145, 268 të infektuar. Autoritetet ruse, njoftuan se kjo është dita e dytë e cila shënon mbi 10, 000 raste të reja nga pandemia globale.StrugaLajm

Javën që shkoi u konfirmua lajmi se, kryeministri rus Mikhail Mishustin ishte diagnostikuar me virusin Covid-19.

In : Aktuale

Loading...
loading...