EUROPA NUK KA ZGJIDHUR KURRË PROBLEMET NË BALLKAN !

Europa në raport me shqiptarët me Rusinë cariste ka kryer padrejtësi historike coptimin e tokave tona për hesap grekëve shkijeve malazezeve maqedoneve . Antishqiptarizmi i kësaj Europe në koordinim me otomanet serbosllavet grekët shkaktuan tragjedi dhe lot për kombin tonë të shumëvuajtur . Europa heshti në rastin e Sanxhakut Toplices luftërave ballkanike në dëbimin e miliona shqiptarëve me marrëveshje Jugosllavo-Turke për spastrimin etnik të trojeve tona heshti për masakrat e Zverves në Çameri të kryekriminelit Tito etj Europa u bë palë me krimin më të madh pas luftës dytë botërore sëbashku me OKB e kompremetuar kur Sllobodan Millosheviç dhe Serbia shkaktuan 4 luftëra në Slloveni Kroaci Bosnje Kosovë duke vrarë mbi 300 mijë veta e kryer masakra të tmerrshme . Këto krime barbari çmenduri ndodhën para ndërgjegjes fjetur europiane mu para syve të tyre u theren kroatet boshnjaket shqiptaret e këto masakra nuk do ndaleshin kurrë sa për Europë po ishte Amerika ajo që bëri Dejtonin i dha fund luftës në Kroaci dhe Bosnje , mandej Amerika mbeshteti UÇK pas ca hezitimeve në duke mos lejuar një Bosnjë të dytë . Pra ky është realiteti Europa dhe OKB ja janë të zhytura në krim bashkëpjesëmarres ose në variantin me të butë të pazot të paaftë në menaxhim situatave të rënda . Europa duhet të reflektojë mjaft ishe dhe ende je avokate e adresës së krimit Beogradit fashizoid .

Erald Selca


Loading...
loading...