Imamët e Strugës në aksion dhurim gjaku

Sot më 11.12.2018 Myftinia e BFI- së Strugë, imamët në krye me Myftiun Mr.Salim ef. SULEJMANI, bënë dhurimin e gjakut në spitalin e Nefrologjis në Strugë. Në mesazhin e tij Myftiu mes tjerash tha, se ne sot jemi këtu për të dhuruar gjak dhe të përcjellim mesazhin, se të gjithë njerëzit duhet të bashkohen pavarsisht besimit të tyre që i takojnë, kur është në pyetje jeta. Aktivitet ky i cili u mbështet dhe u përshëndet edhe nga kreu më i lartë i BFI në RM- Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. REXHEPI, i cili mes tjerash tha ju falenderoj dhe u jam mirënjohës ndaj gjith juve të cilët sot dhuroni gjak, e cila ka simbolikën e të dhuruarit jetë. Myftinia e Strugës edhe më tej do të mbështes iniciativa të këtilla humanitare të cilat kanë për qëllim për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë njerëzish dhe individë të cilët kanë nevojë. Nisur nga parimi Hynor : “Ai i cili vret një person është sikur ta kishte vrarë gjithë njerzimin; ndërsa në rast se shpëton një jetë është sikur ta kishte shpëtuar gjithë njerzimin”. Aksioni gjithashtu u përshëndet edhe nga institucionet përgjegjëse nga instituti i Transfuziologjis, në mediat elektronike dhe të shkruara.

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...