Fadil Zendeli kandidat për President nga Lëvizja BESA?!


Lëvizja BESA ka nisur debatet e brendshme për shqyrtimin e kandidaturave për president. Burime brendapartiake theksojnë se deputeti dhe nënkryetari i kësaj partie, Fadil Zendeli gëzon mbështetje të madhe brenda strukturave dhe se mund të jetë kandidati partiak për zgjedhjet presidenciale, informon INA.
Por nga kjo parti kanë lënë të hapur mundësinë e një kandidati të përbashkët me partitë opozitare dhe shoqërinë civile.StrugaLajm

Zëdhënësi Elmedin Memishi i pyetur nga INA lidhur me këtë theksoi se partia e tyre po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe se organet partiake do të përcaktojnë format dhe mënyrat e përzgjedhjes së kandidatit për president. I pyetur lidhur me emrin e Zendelit që është pjesë e debateve brendapartiake, zëdhënësi Memishi nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar një gjë të tillë. Ndërkohë, partitë e tjera politike shqiptare ende nuk kanë bërë të ditur emra të kandidatëve për garën presidenciale. (INA)
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...