FAJTOR E ÇKE ME TE ALI AHMETI, BASHK ME GRUEVSKIN SE PARI…

Është bërë leht për Ju të bëni të pamunduren në zgjedhje të fitoni,apo ta ruani pushtetin.Ama,bëret shum pak, bile edhe aspak që proçesi integrues të shkon para.
Nëse Gruevski mban atributin, refuzusi i integrimeve zot. Ali, Ju nuk mund të amnestoheni nga përgjegjësija për këtë, gjersa bashkarisht keni qeverisur.Kjo përgjegjësi shtohet dhe zmadhohet pasi ju keni (Partia) udhëheqë sektorin e integrimeve: Së pari Teuta,pastaj Fatmiri dhe në fund Bujari që edhe sot vret e pret për integrimin virtual.Duke u nisur prej faktit se Ju i caktoni kuadrot reprezentues të partisë vall, me cilin argument do çvesheni nga përgjegjësia?


Sigurisht ,nuk është mosçelja e negociatave për integrim i vetmi mosukses për fajin tuaj dhe politkëbërësve të tjerë shqiptar e maqedonas këtu. Vall,a nuk ndieni fajtor, apo përgjegjës që vendbanimet shqiptare në Maqedonin e Veriut po boshatisen në mënyrën më të panatyrshm? E gjithë kjo po ndodh , sepse në Maqedoni nuk ka siguri, kurse varfërimi orë e cast po rritet,kurse asnjë aktivitet shoqëror e politikë nuk është idejuar për të zbutur këtë fenomen të kobshëm për vëndin dhe qytetarët. Sigurisht,edhe në Zajazin tuaj keni pallate të mirendërtuar,por janë banuar nga “xhindet”, pasi pronari i ka boshatisur përgjithmon dhe pakthim?
Gruevski,utilitarsti dhe nacional-shovenisti më eksponues i Ballkanit në kohën e fundit, I cili faktikisht antintegrimin e përdori si “alibi” për të manipuluar dhe abzuar me demokracin,pronen dhe institucionet publike por, edhe denigrimin e shqiptarëve,nuk është fajtori i vetëm në këtë histori.
Bombat e publikuara nga Zaevi u bënë argumenti që inkoshiencën qytetare dhe intelektuale në Maqedoni ta shëndrojn në një vendosmëri qytetare për ndryshim të qeverisjes.Prandaj edhe Zaevi u bë kryeministër. Por, mjerisht jo edhe për ndryshim të inkoshiencës së politikanëve dhe të institucioneve,veçmas te kampusi i shqiptarëve.
Por,shtrohet dilema : Vall,pse Zaevi pranoi të asgjasohet Prokuroria Speciale pa e kryer misionin e vet dhe të vritet shpresa e qytetarit të Maqedonisë së Veriut për shtet të së drejtës? Pse vall, u orkestruar ikja (sigurisht nga brenda dhe jasht) e Gruevskit,që pastaj ti akordohet statusi i disidentit politikë në vet Bashkësin Evropiane, institucionin ku Maqedonia pretendon të anëtarsohet? Po si të integrohet ky vend në BE kur Azilanti politikë dëshmon mungesen e lirisë së qytetarit në Maqedoni?
Miq të dashur,që në vitin 2001,në kohë të luftës është nënshkruar Marëveshja për Stabilizim dhe Asocim mes Maqedonisë dhe BE.Autori i këtyre reshtave në funksionin e zëvendëskryeministrit i ka prij delegacionit të Maqedonisë në Bruksel në bisedimet paraprake me BE.Delegacionin e BE-së në at kohë(viti 2001) e udhëhiqte i mirënjohuri Reinhard Priebe. Asocimi ndodhi.Që atëher kan kaluar plot 18 vjet,kurse Maqedonija bashk me Shqipërin as nuk i kan të hapura bisedimet,e jo më pranimin.Vetëm për krahasim: Kroacia,Bullgaria,Rumania vetëm brenda 10 vjetëve e kaluan tërë proçesin e pranimit në BE!!! Vall,nuk ka përgjegjësi këtu për prijsit e politikës në Maqedoni, Aliun, Gruevskin, Zaevin që 20 vjet po na shesin kopalla në vend të integrimit ,kurse për mosuksesin per moshapjen e negociatave të fajsojn Emmanuel Macron ? StrugaLajm

Në vazhdim PSE U TËRHOQ ZAEVI?StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...