Famëkeqi që vriste hebrenjtë nga veranda e shtëpisë (FOTO)

Ky në foto është Amon Göth. Imazh i njohur për ata që kanë parë filmin “Schindler’s List”. Është ai tipi që u qëllonte hebrenjve nga veranda e shtëpisë. Filmi Schindler’s List tregon historinë e biznesmenit gjerman Oskar Schindler i cili, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shpëtoi qindra hebrenj nga vdekja e sigurt. Por, për të arritur qëllimin, i duhej të mashtronte dhe në disa raste të “blinte” dhjetëra nazistë. Në veçanti, kur hebrenjtë që punonin në fabrikën e tij u transferuan në kampin e përqendrimit në Plaszow, ishte Amon Göth, njeriu me të cilin ai duhej të gjente gjuhën e përbashkët. Austriaku Amon Göth ishte bashkuar me SS që në moshë të vogël dhe pas shpërthimit të luftës kishte bërë karrierë shumë shpejt.

Ish-oficer në Bełżec, Sobibór dhe Treblinka, kishte “shansin e tij të madh” në vitin 1943 kur e vendosën të menaxhonte kampin e përqendrimit Plaszow afër Krakovës në Poloni. I shtrirë në një hapësirë prej 80 hektarësh, kampi i përqendrimit arriti të strehonte deri në 24.000 të burgosur. Jetëgjatësia mesatare e të burgosurve në Plaszow ishte 4 javë.

StrugaLajm

Në momentin kur getoja u likuidua në 1945, rojet ukrainase dhe 600 SS që e kontrollonin, kishin varrosur rreth 9000 të burgosur, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në Auschwitz. Sipas disa dëshmive, Göth personalisht vrau nga 30 deri në 90 individë. Në disa raste kishte përdorur dy qentë e tij, Rolf dhe Ralf, të trajnuar posaçërisht për të bërë copa-copa trupat e të burgosurve.

Göth u bë gjithashtu famëkeq për pushkatimin e të burgosurve nga veranda e shtëpisë së tij, e cila dominonte të gjithë kampin. Të qenit i ngadaltë, i shëmtuar, i gjatë ose i shkurtër, ishin arsye të mjaftueshme për të ​​përfunduar nën shënjestrën e “kapitenit”. Ky ishte Amon Göth. I arrestuar në fund të luftës, u gjykua dhe u dënua me vdekje. E varën më 13 shtator 1946. Nuk u pendua kurrë. Fjalët e tij të fundit ishin “Heil Hitler”. Te filmi “Schindler’s List”, interpretohet nga aktori Ralph Fiennes. Kur një nga të mbijetuarit e Holokaustit e takoi aktorin gjatë xhirimeve, filloi të dridhej dhe të qante, sepse ky i kujtonte aq shumë Amon Göth-in e vërtetë.

In : Aktuale

Loading...
loading...