Fatime Fetai: Nuk do të ndalemi

Prokurorja special Fatime Fetai vlerëson se për deri sa nuk gjendet një zgjidhje tjetër ligjore, alternativa e vetme e Prokurorisë Speciale Publike për të proceduar lëndët e saj në aktakuza është nëpërmjet Prokurorisë së rregullt. Këto komente Fetai i bëri në emisionin 360 Gradë në Alsat.
“Detyra jonë është që të hetojmë kur ekzistojnë dëshmi se është bërë vepër penale, që hetohet sipas detyrës zyrtare. Është e mundur që një lëndë e cila do të jetë në një fazë më të avancuar t’I dorëzohet për vazhdim Prokurorisë së rregullt publike dhe në këtë mënyrë, ligjërisht do të mbulohet”- tha Fatime Fetai, prokurore speciale.

Por çfarë është me aspektin e të drejtës ekskluzive të PSP-së rreth këtyre lëndëve? PSP-ja eventualisht, ata aktakuza që do t’i nënshkruajnë prokurorë të Prokurorisë së rregullt, nuk do të mund t’i procedojë në gjykatë?StrugaLajm

“Në atë moment kur eventualisht don’t të kemi ndonjë lëndë të këtillë, do të gjendet zgjidhje. Për gjithçka, nëse ekziston vullnet i mirë, veçanërisht kur është në pyetje zbatimi i drejtësisë, mund të gjenet zgjidhje”- u përgjigj ajo.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...