Letra e lexuesit gjerman për dëbimin e familjes shqiptare përlotë Gjermaninë

Familja e re nga Kosova e cila ka jetuar tek unë gjatë një viti, është tretur në drejtim të Shtutgartit, prej nga me avion është dërguar në një të ardhme të pasigurt, me 55 kg gjësende personale: Nuk kanë banesë, nuk kanë perspektivë reale për punë, vajza është larguar nga shkolla; strehim do të gjejnë në një banesë të vogël të gjyshes së moshuar.

Ata i kanë lënë disa thasë plastike të verdhë me shumë gjësende të tjera personale, lojëra, mbulesa të shtratit, enë të kuzhinës dhe shumë e shumë gjësende të tjera. Në avion kanë qenë të lejuar vetëm 20 kg për person. Nëpër mure ende qëndrojnë të varura fotografitë e vajzës të cilat i ngjyrosi në shkollën „Bärenfelsschule“.

Në të vërtetë, familja shqiptare nga Kosova do të duhej të ishte një shembull për integrim të suksesshëm, po të mos ishte vendi i gabuar i prejardhjes. Po të shikohet nga nevoja e personelit në azilet gjermanë për pleq, e cila e ka kapluar edhe qendrën përkatëse „Emilienpark“, ku Mimosa Muqiqi e kishte filluar trajnimin për infermiere dhe shumë shpejt u bë e dashur tek banuesit dhe të punësuarit, automatikisht më lindin dyshimet në politikën tonë të tanishme të integrimit dhe na mbette një duhmë vërtetë e hidhur.StrugaLajm

Dua ta falënderoj Marlen Geheeb dhe ekipin e saj të mrekullueshëm nga komuna, për angazhimin e saj, klasën e Rinesës në shkollën Bärenfelsschule dhe kopshtin komunalk të fëmijëve për aksionin e tyre spontan për tubimin e nënshkrimeve, shkruan më tej lexuesi gjerman Thomas Dix, përcjellë Shtegu.com. Edhe pse përpjekjet për të ndaluar të ashtuqauajturat „udhëtime vullnetare“ nuk u realizuan, familja e re kishin ndjenjën se në Grenzach-Wyhlen janë të mirëpritur dhe të mirëseardhur. Thomas Dix, Grenzach-Wyhlen. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...