BLENDI PETROL
Aktuale

Fatmir Dehari: Kemi ndryshuar situatën e shqiptarëve në Kërçovë

Në një intervistë dhënë Tv Uskana, kreu i komunës Fatmir Dehari ka prezentuar përfaqsimin diskriminues të shqiptarëve në administratën komunale dhe në Ndërmarrjet Publike. Por kjo situatë tashmë ka ndryshuar krejtësisht në favor të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.
“Shqiptarët e rajonit të Kërçovës kanë qenë të diskriminuar në aspektin e punësimit. Para vitit 2013 në administratën e komunës së Kërçovës ka pasur 7 shqiptarë, në NP Komunalec nga 210 të punësuar vetëm 9 kanë qenë shqiptarë, ndërsa në Njësinë e zjarrëfikësve nga 20 të punësuar vetëm një ka qenë shqiptarë ndërsa tani kemi 12 të punësuar shqiptarë”, thotë kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
Duke u bazuar në këto shifra, situata e përfaqësimit në fushën e punësimeve tashmë ka ndryshuar në favor të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, shprehet Dehari.
Komuna e Kërçovës, shton ai, ka një numër të madh të punësuarish në administratën komunale, që u trashëguan nga pesë komunat e këtij rajoni. Por megjithatë Në kuadër të kompetencave që ushtron, Komuna e Kërçovës ka shënuar rezultate edhe në dimensionin e punësimeve të reja.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button