Faturat e EVN-së edhe në gjuhën shqipe

EVN Maqedoni nga fillimi I vitit filloi me dërgimin e faturave edhe në gjuhën shqipe. Fatura në gjuhën shqipe është mundësuar edhe më herët, por vetëm me kërkesë të konsumatorit.

Përveç kësaj, faturat do të jenë me dizajn të ri i cili do tu mundësojë konsumatorëve lexim më të lehtë të të dhënave të faturës. Fatura përmban të dhëna në lidhje me konsumatorin, pastaj konsumimi I energjisë elektrike I treguar në kilovat për orë dhe denarë për tarifë të ulët dhe të lartë, gjithashtu tregohet edhe përqindja e parave që paguhet për energjinë e harxhuar si dhe këshillat për kursim. Pagesa e faturave mund të bëhet edhe përmes internetit duke shmangur pritjet në sportele.

“Që nga janari i vitit 2018 njoftojmë se EVN Maqedoni bëri evidentimin e konsumatorëve të cilët flasin gjuhën shqipe. Këtë e bëri me qëllim që të dërgoj faturë në gjuhën maqedonase dhe shqipe njëkohësisht. Megjithatë fatura në gjuhën shqipe ekziston vecmë disa vite me radhë por e njëjta dërgohej vetëm me kërkesë të konsumatorit. Për shkak të procesit të ndërlikuar të evidentimit mendojmë se ndoshta janë bërë edhe lëshime prandaj I informojmë konsumatorët që mund në çdo moment të drejtohen në Evn Maqedoni me kërkesë për pranimin e faturës në gjuhën shqipe ose për anulimin e saj” – deklaroi Vjosa Selimi -EVN Maqedoni.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...