FC Struga e humbi me penallti ndeshjen për kupën e Maqedonisë

Penaltitë të kobshme për ekipin tonë

Penaltitë dolën të jenë të kobshme për Struga Trim Lum në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë. Pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me barazim 1:1, ndeshja iu drejtua penaltive, aty ku më të suksesshëm dolën të jenë futbollistët e Makedonija Gj.P, që në fund triumfuan me rezultatin 2:0.
Nga tabori i skuadrës tonë nuk arritën të shënojnë asnjëri prej futbollistëve të përzgjedhur nga trajneri Shpëtim Duro, edhe pse shumë afër ishin Mexhit Neziri dhe Marjan Radeski, që goditën traverzên. Përveç dyshes Neziri, Radeski, penaltitë i humbën edhe dy kapitenët Flamur Tairi dhe Bunjamin Shabani.
Pavarësisht kësaj disfate, festa e Struga Trim Lum nuk ndalet dhe e njëjta do të realizohet të dielën në qendrën e qytetit të Strugës, kur edhe sezonin më të suksesshëm në histori do ta përmbyllim me një manisfestim, ku do të performojnë këngëtarë të njohur të estradës tonë.StrugaLajm

ForcaStrugaTrimLum

In : Aktuale

Loading...
loading...