FC Struga Trim Lum barazon ndaj Borecit

‼ Vetëm barazim ndaj Borecit, sërish humbim penalti ‼🔴 Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në elitën e futbollit vendor kundër Borecit, ndaj së cilës skuadër do të luajmë edhe në mesjavë në kuadër të 1/8 së finales. ⚪️ Fillimi i takimit nuk paralajmëroi një rezultat të tillë, kjo pasi vetëm pas 10 minutave lojë, Klisman Cake shënoi golin e epërsisë për ekipin tonë. 🔴 Ky gol solli gëzim dhe qetësi në rradhët e ekipit tonë, që vazhduan të administrojnë lojën mjaft mirë përballë një kundërshtari si Boreci, që në Strugë kishte ardhur për tu mbrojtur. ⚪️ Në minutën e 80-të Bosançiç pati mundësinë për ti siguruar fitoren ekipit tonë, mirëpo goditjen e tij nga pika e bardhë e ndali portieri mysafir Rniç, ndërsa në aksionin e rradhës mysafirët nga Velesi arritën të barazojnë rezultatin përmes një kundërzbritje të shpejtë. 🔴 Sulmuesi shqiptarë Ensar Luma morri një top para zonës së portierit Taleski, të cilin e mposhti me një parabolë për rezultat 1:1. ⚪️ E gjithë kjo ndodhi në minutën e 81-të, ndërsa në minutat e mbetura loja më shumë i ngjante një teatri se ndeshje futbollistike.🔴 Për këtë kontribuan futbollistët mysafir, të cilët pas çdo dueli me futbollistët tanë, shtriheshin për tokë, duke përfituar sekonda të vlefshme dhe duke mos lejuar ekipin e Struga Trim Lum të bëjë ndonjë aksion të rrjedhshëm për të gjetur golin e dytë.⚪️ Ishte ky barazimi i 5-të për ekipin tonë dhe i 3-ti në 4 ndeshjet e fundit, me ç’rast tashmë pas 10 xhirove ndodhemi në pozitën e 7 me 14 pikë. 🔴Ndeshjen e rradhës e zhvillojmë javën që vjen në Shkup kundër Makedonija GJ.P. F.C. Struga🤍❤️🤍❤️StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...