FC Struga Trim Lum barazon me Renovën në Tetovë

Rikthehemi me një pikë nga transferta në Tetovë
FT | RENOVA – STRUGA TRIM LUM 1:1

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë për plotë 35 minuta, pas përjashtimit me të kuq të Miklovan Pere (dy kartonë të verdhë), Struga Trim Lum u rikthye me një pikë nga transferta në Tetovë përballë Renovës.
1:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, ku për pikën e fituar vendosi eurogoli i Nemanja Bosançiç në minutën e 64-të.
Ishte ky goli i 6-të sezonal për mesfushorin Bosançiç, ndërsa barazimi i 10-të sezonal për skukadrën e Struga Trim Lum që pas 30 xhirove ka regjistruar edhe fitore dhe 10 disfata, duke u renditur kështu në pozitën e 6-të me 40 pikë.
Ndeshjen e rradhës skuadra jonë do ta zhvillojë në mesjavë kundër Bregallnicës në Strugë.StrugaLajm

ForcaStrugaTrimLum

In : Aktuale

Loading...
loading...