‘Të kam pritur 47 vjet’, nënë e bir rigjejnë njëri-tjetrin

Historia e Hekries dhe Altinit, përloti të pranishmit sot në “Ka Një Mesazh Për Ty”. I shkëputur nga krahët e Hekries që kur ishte ende i vogël dhe ajo e njihte me emrin Rudin, Altini u birësua nga një familje në Durrës që e rriti me shumë dashuri.Nga ana tjetër, zemra e Hekries digjej për vite me radhë, në kërkim të djalit të saj, për të cilin i  thanë se kishte vdekur. Ardhja në jetë e tre fëmijëve të saj, dy prej të cilëve ndajnë të njëjtën ditëlindje me Altinin dhe djali i dytë ngjason me të, nuk ia largoi kurrë mungesën e tij.

Në “E diela shqiptare” në Tv Klan, nënë e bir shohin për herë të parë pas 47 vitesh njëri-tjetrin dhe rigjejnë veten në një përqafim të përmallshëm, që u deshën dekada të vinte.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...