Fejsbuku, fole e shantazheve

Nëse perceptimi publik është se meshkujt (burrat) janë ata që i keqpërdorin të dhënat private të të tjerëve, një rast tjetër pikërisht në Gostivar tregon se edhe femrat dinë t’i qasen këtyre aventurave, me të vetmin qëllim – arritjen e përfitimit material

Omer XHAFERI

Shkup, 3 korrik – Fejsbuku dhe Instagrami janë dy rrjetet sociale ku më tepër keqpërdoren të dhënat personale. Raportet ditor të organeve të rendit tregojnë se shumica e qytetarëve ankohen për keqpërdorimin e fotografive dhe videove. Kontaktet e zakonta mes shokëve, çifteve dhe kolegëve në rrjetet sociale dhe shkërbimi i informacioneve private (fotografi, video, tekste etj) jo rrallë herë ndodh që të njëjtat të shfrytëzohen për shantazhe apo kërcënime të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar disa raste ku qytetarët kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemeve që burojë nga Fejsbuku apo Instagrami. Një dramë e vërtet këtë vit ka ndodhur në Gostivar. Sipas përshkrimit të ngjarjes nga MPB, ngjarja ka ndodhur mes një çifti të divorcuar. Në këtë rast, ish-bashkëshorti, shtetas i Turqisë, pas kërcënimeve të njëpasnjëshme ndaj ish-gruas së tij, më në fund në profilin e saj në FB kishte publikuar fotografi ku ajo shihej e zhveshur plotësisht. Policia e Gostivari në këtë rast ka ngritur një varg kallëzimesh penale ndaj të dyshuarit, me theks të veçante për “dhunë familjare” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”.

SHANTAZHOJNË DHE FEMRAT
Nëse perceptimi publik është se meshkujt (burrat) janë ata që i keqpërdorin të dhënat private të të tjerëve, një rast tjetër pikërisht në Gostivar tregon se edhe femrat dinë t’i qasen këtyre aventurave, me të vetmin qëllim – arritjen e përfitimit material. Kështu ndodhi javën e kaluar kur zyrat e policisë për çështje kriminele në Gostivar u iniciuan padi penale kundër dy vajzave, njëra nga fshati Rostushe dhe tjera nga Gostivari, nën dyshimin se kanë kërcënuar një të moshuar nga qyteti i Dibrës.

“Ndaj të dyshuarës së parë, R.S. është ngritur kallëzim penal për vepër penale ‘shantazh’, respektivisht e dyshuara e dytë B.C. dyshohet për vepër penale ‘ndihmë’ lidhur me ‘shantazh’. Gjatë muajit qershor të këtij viti, e dyshuara e parë me telefonin e të shoqes nga Gostivari ka bërë fotografi dhe videoxhirime të një 65 vjeçari nga Dibra, me përmbajtje komprometuese. Pas kësaj, vajza nga fshati Rostushe i është kërcënuar dibranit se në rast se nuk i jep të holla, fotografitë dhe video do t’ua dërgoj anëtarëve të familjes”, thonë nga MPB.

Po në muajin qershor, në policinë e Kumanovës është denoncuar një rast ku një vajzë është ankuar se një banor i fshatit Lubodrag e ka kërcënuar me publikimin e fotografive komprometuese në rrjetin social Fesjbuk. Ky kërcënim është pritur të ndodhë nëse vajza nuk ia siguron 3 mijë euro. E ballafaquar me këtë situatë, ajo rastin e ka paraqitur në polici, me çka ndaj personi A.A është ngritur kallëzim penal për “shantazh”.
Numrin e plotë të këtyre denoncimeve në nivel republikan nga policia e shtetit për gazetën KOHA thanë se do të publikojnë ditëve në vazhdim, respektivisht nga ky institucion pritet të japin sugjerime dhe rekomandime se si qytetarët të ketë siguri më të plotë kur i shfrytëzojnë rrjetet sociale.StrugaLajm

SHQYRTONI MIRË POSTIMIT NË RRJETET SOCIALE

Krenar Muhidini, një IT inxhinier kur flet për çështjen e privatësisë në rrjetet sociale, thotë se përderisa shfrytëzohen Fejsbuku, Instagrami dhe rrjetet tjera, çdo gjë që shpërndahet aty, mund të keqpërdoret (komprometohet). Mbase, siç thotë ai, jemi gjenerata e parë që i përdor rrjetet sociale, për gjeneratat e reja duhet edukim i vazhdueshëm për atë se çka janë dhe si duhet shfrytëzuar këto rrjete.

“Mos ndani informata të cilat nuk janë të domosdoshme për krijimin e rrjetit social, shumë prej tyre janë fakultative (nuk janë të obligueshme). Kini kujdes kë e keni shok/shoqe të rrjeteve sociale, mos e pranoni si dhe mos e shtoni çdo kënd në rrjetet sociale. Kur jemi te fotot dhe videot, mendoni dy herë para se të postoni, njëherit që fotoja/videoja e juaj është postuar në rrjetet sociale, ajo mbetet atje përgjithmonë. Në veçanti kini kujdes kur postoni foto me lokacione, keni blerë diçka të re, jeni duke udhëtuar diku, fotot e fëmijëve etj. Edhe kur ju jeni shumë të kujdesshëm, mos harroni që dikush në rrjetin tuaj mundet të mos jetë i kujdesshëm edhe të dhënat e tij/saj të jenë të komprometuara, që u jep qasje deri te të dhënat e juaja. Rregulloni privatësinë në të rrjetet social, me atë që të ndani informata vetëm me ata që ju doni”, sugjeron Muhidini. 

In : Aktuale

Loading...
loading...