BLENDI PETROL
Aktuale

FENOMENI I BASTOREVE!

Muhamet Borova

Proceset e globalizimit e përhapën iluzionin për forcën magjike të lojrave hazarde,”magjia” për tu pasuruar në mënyrën më të lehtë. Këto lojra janë bastoret sportive,kazinot,bixhozi,lotarija,tombola,ruleti,bastoret e kuajve etj.Hazarder janë njerëzit që e zgjedhin jetesën me shpresë se një ditë do tu vijë fati për ta dyfishuar atë që e kanë humbur. Lojrat hazarde trajtohen njësoj si alkoholi,droga dhe prostitucioni sepse dëmet janë të mëdha si për individin ashtu edhe për shoqërinë.Te bastoret ekzistojnë dy garues: njëri është naivi dhe tjetri është vjedhësi. Naivi është lojtari që hyn me xhepat plot dhe del me xhepa të shprazta.Kështu është: loja e pokerit me automatin. Kjo lojë është mënyra më e mirë për të fituar “asgjë”.Naivi garon në lojë me “inteligjencën artificiale” me automatin i cili është programuar për fitore të garantuar.Naivi është i mirë si lojtar,por është i papjekur si njeri.Te bastoret njeriu i humb katër gjëra vitale: krenarinë,pasurinë,kohën dhe mençurinë. Hazarderi nuk i sheh gjërat me ekranin e logjikës por i sheh nga “vrima e shpresës” se bota virtuale do të bëhet realitet. “Të pyesin ty për verën dhe kumarin.Thuaju Ato sjellin dëme të mëdha,por edhe dobi për njerëzit.Megjithate dëmi prej tyre është më i madh se dobia…”(Kuaran;El-Bekare 219) “O besimtarë!Me të vërtetë,pijet alkoholike,idhujt dhe shigjetat e fatit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj largohuni nga këto,me qëllim që të shpëtoni!”(El-maide;90). Si veprim iracional lojrat hazarde i ndalon edhe islami,i barazon në rangun e njëjntë me alkoholin,dëmi është i madh për individin,familjen,miqët dhe shoqërinë.Por kush ka dobi nga kumari dhe alkoholi, vetëm bastoret. Bastoret janë veprat e “shejtanit””.Bastoret u paraqitën në Francë 1860 dhe si “peri i kuq” sot u përhapën si te vendet e zhvilluara ashtu edhe te ato në zhvillim,si biznes profitabil i lidhë njerëzit pasiv, që vizionin e ardhërisë dhe kushtet për jetesën e lumtur i shohin te lojrat e fatit.Bixhozi dhe bastoret përhapin urejtje,depresion, lojtarët i bën luzer,dembel, parazit. Bastoret e ruinojnë etikën qytetare, e shkatërojnë pronën dhe shpirtin.
Ndërgjegja e pastër duhet ta bllokoj euforin e bastoreve.Prindërit mos bëhen pasqyrë e shtrembëruar për femijët e tyre, të rinjtë mos bëhen pasqyrë e shtrembëruar për shoqërinë civilizuese.
Sa më shumë bastore në një qytet, aq më shum kumarxhi patologjik në atë qytet. Shërimi social nga ky fenomen është mbyllja e bastoreve ose reduktimi i numrit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button