BLENDI PETROL
Aktuale

Në Zvicër shqiptarët e ndërtojnë edhe një Xhami

Sot në një manifestim rasti në Kanton Thurgau të Zvicër u bë hapja solemne e Xhamisë “Mesxhidi Nur” .

Në hapjen solemne të xhamisë morën pjesë kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, kryetari i Komunës së Frauenfeldit, z. Anders Stokholm, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi si dhe përfaqësues nga bashkësitë fetare islame, duke filluar nga Zvicra, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Presheva, etj.

Po ashtu prezent ishin edhe përfaqësues të Kishave vendore katolike.

Programi u begatua me ilahi dhe recitime kur’anore, të kënduar Hfz Asgin Musa ,Hfz. Xhelal Kaloshi, Enis Alili dhe kori i nxënësve të xhamisë.

Një pjesë tjetër argëtuese u paraqit nga Grupi i Ansamblit nga Kreuzlingeni.

Moderator të programit ishin Vullnet Pishtari dhe Xharie Shala

Kjo është xhamia e parë, e ndërtuar nga themeli në Kanton Thurgau. Xhamia “Mesxhidi Nur” gjendet në rrugën ‪Gewerbestrasse 6‬, 8500 në Frauenfeld.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button