Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe sot ndër të rrallët herë ka dhënë një lajm të mirë dhe optimizëm lidhur me përballimin e koronavirusit.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se “e fituam betejën e parë me koronavirusin dhe vetëm nëse jemi të ndërgjegjshëm të gjithë ne do të jemi në gjendje që situatën ta mbajmë nën kontroll”.
Sipas tij, kthimi në normalitet do të jetë gradual dhe duke respektuar të gjitha masat e përcaktuara, e duke mos i anashkaluar ato.
“Kthimi në jetën normale do të jetë gradual dhe i kujdesshëm. Për të ndihmuar në periudhën tjetër, të gjithë do të duhet patjetër t’i ndjekim tri rregullat: larjen e shpeshtë dhe dezinfektimin e duarve, mbajtjen e distancës të paktën dy metra dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse (maskë, faculetë, shall), ka shkruar ministri Filipçe në rrjetet sociale. (INA)
Враќање на животот во нормала ќе се одвива постепено и внимателно. За да помогнеме во следниот период сите ќе мора…