Filipçe: Mbajtje e obligueshme e maskave për shkak të bartësve asimptomatikë të virusit

Mbajtja e obligueshme e maskave mbrojtëse është vendim i mirë, për shkak të ekzistimit të numrit të madh të bartësve asimptomatikë të koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

“Është i madh numri i bartësve asimptomatikë, përqindja e saktë do të ishte spekulim dhe këtë e pamë edhe nga disa ditët e kaluara kur i testuam dhe analizuam kontaktet e personave të diagnostifikuar më parë. Një pjesë e madhe e atyre qytetarëve, praktikisht tani pacientë – bartës të virusit absolutisht nuk kanë simptome. Konsideroj se është i mirë vendimi i mbajtjes së obligueshme të maskave për të gjithë, për shkak se nuk mund të dimë në këtë moment, dhe sipas të gjitha gjasave do të kalojë një kohë më e gjatë derisa me analiza dhe studime serioze nuk shohim se cili nga ajo përqindje e qytetarëve të cilët janë bartës të virusit, ndërkaq nuk kanë kurfarë simptoma. Për atë duhet të bëhet edhe studim më i gjerë, multicentrik. Askush nuk mund të dijë asgjë për virusin për një kohë aq të shkurtë, të gjitha hollësitë. Prandaj themi se jemi të gjithë në këtë punë dhe se varet nga të gjithë”, tha ministri Filipçe ndaj pyetjes së gazetarëve për mundësinë për lehtësim të masës për mbajtje të obligueshme të maskës në hapësirë, ndërkaq në kontekst të rekomandimit me të cilin doli sot OBSH-ja, njerëzit e shëndoshë, të cilët nuk kanë simptome të mos mbajnë maska, sepse nuk ekzistojnë dëshmi se mund të mbrohen.StrugaLajm

Ai theksoi se sipas parashikimeve të fundit nga disa studime më të reja të publikuara ka skenarë për Kovid-19 edhe deri në vitin 2025, dhe për rreziqe të cilat janë të mundshme edhe në vitet 2021 dhe 2022.StrugaLajm

“Është e dukshme se virusi do të jetë pjesë përbërëse e jetës sonë. Edhe ne kemi skenarë në të cilët dëshmuam, dhe atë e tregojnë analizat epidemiologjike, se mosrespektimi i masave shkakton kurba të këtilla”, tha Filipçe.

In : Aktuale

Loading...
loading...