Filipçe: Spitalet po mbushen me persona të pavaksinuar, nesër Qeveria vendos për masat e reja

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, mëngjesin e sotëm në Shtabin Kryesor Koordinativ të Krizës, i ka propozuar masat e Komisionit për Sëmundje Infektive të cilat me konsensus ishin miratuar pas mbledhjes javën e kaluar.
Ai ka theksuar se masat të cilat i propozojnë ekspertët shëndetësore janë të vlefshme dhe do të japin rezultat edhe për ruajtjen e gjendjes epidemiologjike stabile në vend si dhe për rritjen e shkallës së vaksinimit.
Duke folur për situatën në shtet, Filipçe tha se spitalet po mbushen me persona të pavaksinuar.
Ai ka thënë se masa të tilla ka çdokund në rajon, Bullgari, Slloveni, Greqi si dhe Austri, Holandë dhe vende tjera.
Këtë masa do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Qeverisë. /SHENJA/StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...