Artan Grubi: Vazhdojnë bisedimet me Alternativën

Nuk kemi diskutuar fare në asnjë detaj të vetëm në lidhje me çështje kadrovike apo në lidhje me ndasi të resorëve midis partive politike, kështu sot Artan Grubi nga BDI komentoi fillimisht përpjekjet për të krijuar shumicë të re parlamentare, përcjell TV21. Grubi thotë se në shumicë parlamentare janë të mirëseardhur të gjitha partitë “që janë në rrjedhja me integrimin evropian të vendit”.

“Dje kisha një bisedë të gjatë me kryeministrin Zaev, do të kemi edhe sot takim në lidhje me zhvillimet me shumicën e re parlamentare. Na njoftoi me takimin që kishin me kryetarin e partisë Alternativa, ndërsa bisedimet do të vijojnë edhe sot. Vlerësoj që të gjitha partitë politike që janë koshiente dhe janë në rrjedha me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, do të duhet të jenë konstruktive dhe të bëhen pjesë e shumicës parlamentare, që të vijojnë reformat dhe të arrijmë marrëveshje me fqinjin tonë Bullgarinë, në mënyrë që të fillojmë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, deklaroi mes tjerash Grubi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...