Filipçe:Nga të sëmurët me koronavirus 27 pacientë me pasqyrë të rëndë klinike

Në Klinikën për sëmundje infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar pesë pacientë të rinj. Për momentin, numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar në Klinikë paraqet 68 prej të cilëve me pasqyrë më të rëndë klinike janë 20, ndërsa shtatë janë në gjendje kritike.

Për këtë sot në konferencë për shtyp in formoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në të cilën i kumtoi të dhënat tashmë të kumtuara se 46 persona janë të sëmurë të rinj me koronavirus me çka numri i përgjithshëm u rrit në 663.

“Në Klinikë është pranuar një nënë me foshnjën katërmuajshe nga Koçani të cilët për momentin kanë pasqyrë stabile klinike, çdo ditë ndiqen nga ana e pediatrit me një formë krejt të lehtë të anemisë. Foshnja është në gjendje stabile shëndetësore dhe pa nevojë për mbështetje respiratore”, theksoi Filipçe.StrugaLajm

Ai thekoi se tek katër nga pacientët të cilët po mjekohen në klinikë pritet edhe testi i dytë kontrollues, i pari është negativ dhe nëse edhe testet e dyta janë negative, ata do të lëshohen në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 25 pacientë, pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në Repartin për mjekim intensiv të kyçur në ventilim artificial. Në Manastir ka katër pacientë të cilët ndodhe n në mjekim spitalor prej tyre tre janë në gjendje stabil, ndërsa njëri është me mbështetje oksigjeni. Në spitalin në Shtip katër pacientë janë në trajtim spitalor dhe të gjithë me formë të lehtë të sëmundjes.StrugaLajm

Ministri në konferencë për shtyp informoi se sot në Ministrinë e Shëndetësisë hapen ofertat për makina respiratore.

“Ajo është procedurë në të cilën përparësi i japim afatit të dërgesës, duke pasur parasysh se për momentin në tregun botëror është kërkesë e madhe për këto makina dhe secili vend ka sfidë për të arritur tek ato. Në rrjedhë është dhe përfunduan disa procedura lidhur me pajisjen mbrojtëse të reagjensëve, ndërsa sot fillon edhe një procedurë për furnizim të 3.000 reagjensëve për laboratorin në Institutin për shëndet publik”, theksoi Filipçe.

Ministri kumtoi se sot është publikuar edhe lista e donatorëve prej të cilëve në llogari në të cilën dhurohen mjete në të holla janë tubuar rreth 60 milionë denarë. Këto mjete, tha Filipçe, për periudhë të shkurtë do të përdoren për furnizim të materialit për trajtim të pacientëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...