Filipçe:Struga 28, Maqedonia 800 të infektuar me koronavirus

Në 24 orë, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 800 raste me Covid-19. Ndërsa, si pasojë e virusit, e humbën jetën 22 persona. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi brenda ditës u bënë 2, 664 testime.

Rastet u konfirmuan: 329 janë në Shkup, 37 Kumanovë, 1 Dibër, Shtip 26, Prilep 46, Tetovë 51, Strugë 28, Veles 24, Manastir 52, Ohër 28, Kavadar 31, Gostivar 36, Gjevgjeli 9, Strumicë 20, Kriva Pallankë 12, Radovish 12, Krushevë 2, Koçani 9, Probishtip 3, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 2, Pehçevë 1, Berovë 5, Vallandovë 5, Vinicë 1, Dellçevë 4, Kratovë 1, Sveti Nikole 4, Kërçovë 6, Resnjë 9 dhe Negotinë 19.

Kurse, betejën me virusin e fituan 396 pacientë.

Prej rasteve fatale, tetë janë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, një nga Struga, dy nga Velesi, një nga Manastiri, një nga Kavadari, dy nga Gostivari, një nga Strumicë dhe një nga Berva.StrugaLajm

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë konfirmuar 77,949 raste, prej tyre 53.345 janë shëruar dhe 2.274 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive mbetet 22,330.

In : Aktuale

Loading...
loading...