Filipçe:Vaksina mund të merret 2-3 muaj pasi ta keni kaluar Covid-19

Antitrupat si sasi nuk janë indikator për atë nëse duhet të merret vaksinë ose jo, gjegjësisht nuk ka kufi të ulët. Shtesë varet prej aparatit në të cilin punon edhe institucioni. Parimisht qëndrimi është se pas dy ose tre muajsh pasi ta keni kaluar sëmundjen mund të merret vaksinë kundër Kovid-19.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se nuk janë vetëm antitrupat dëshmi se ekziston imuniteti kundër virusit.

“Ndonjëherë ngelet i ashtuquajturi imunitet qelizor, ndërsa kjo do të thotë se menjëherë kur të vijë sërish në kontakt me organizimin do të fillojë të tajojë antitrupa të cilat në një moment të caktuar mbase janë të pamatshme”, theksoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...