Përgjigjet zv.ministri Hasani: A do të kemi mbyllje totale për Bajram?

Nëse nuk përkufizohej lëvizja dhe puna e restoranteve, mund të kishim mbyllje totale për Bajram dhe Pashkët.

Për këtë paralajmëroi sot në konferencë për media zv.ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani.

Sipas tij, këto masa duhet të ulin presionin në spitale dhe kërkoi të respektohen masat dhe festat të festohen në mënyrë më të sigurtë, informon Zhurnal.StrugaLajm

“Gjendemi në një gjendje të rëndë. Ne kemi menduar në mënyrë më proaktive. Ose do të kufizojmë gjatë ramazanit, ose do të mbylleshim tërësisht për Bajram dhe Pashkët. Nëse nuk sjellim vendime, me shumë siguri do të mbylleshim për festa. Shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe se do kalojmë kufijtë pa përkufizim. Gjithsesi, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, sepse tradita është të shkojmë në shtëpitë e më të moshuarve, ndërsa për ta virusi është më fatal. Këto masa edhe pse nuk janë popullore, janë me qëllim të ulet presioni mbi spitalet. Lloji britanik doli të jetë më i rrezikshëm. Ne sjellim masa më rigoroze për festat që vijnë, me qëllim familjet të kalojnë më të përkushtuar me familjet e tyre, e jo të përfundojnë në gjendje të rënda në spitale. Shpresojmë se efektet do të jenë më pozitive nga këto masa. Të festojmë në mënyrë më të sigurtë, e kjo varet nga ne”, tha Hasani.StrugaLajm

Ndryshe, nga nesër mbyllen të gjitha restorantet, kafenetë, fitnes qendrat, bastoret dhe kurset. Këto janë masa për parandalim të virusit. Sipas kryeministrit Zaev, qytetarët nuk po i respektojnë masat, ndërsa sistemi shëndetësor është i stërnguar. Qarkullimi do të lejohet vetëm me leje të veçantë.

In : Aktuale

Loading...
loading...