Ja të gjitha masat që i miratoi sot Qeveria

Qeveria solli vendime për masa të reja restriktive për mbrojtje nga Kovid-19

Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt të 63-të e shqyrtoi propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe solli masa shtesë për mbrojtje të shëndetit publik dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të uljes së numrit të rasteve të reja dhe ulje të ngarkesës së punonjësve shëndetësorë, me qëllim të përballjes së suksesshme me pasojat nga pandemia me Kovid-19.

Masat e reja restriktive, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kanë të bëjnë me:

– Vazhdim të ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhë kohore prej orës 20:00 deri në orën 5:00 të ditës së ardhshme, duke filluar prej 6 prillit (e martë) deri më 20 prill të këtij viti.

Gjatë ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në objekte banesore për banim kolektiv dhe që kanë kafshë shtëpiake (qen) mund t’I nxjerrin jashtë shtëpive të tyre në orët e mbrëmjes në kohëzgjatje prej një ore, duke filluar prej orës 22:00 deri në orën 23:00, më së shumti deri 100 metra nga objekti ku jetojnë. Qytetarëve, të cilët kryen imunizim/vaksinim në qendrat për vaksinim, në periudhë kohore mu para fillimit të ndalesës dhe regjimit të posaçëm u lejohet kthimi në vendbanimet/vendqëndrimet në bazë të vërtetimit për vaksinim të kryer.StrugaLajm

-Ndalesë e plotë për vizitorë-mysafirë në të gjitha objektet hotelierike (kafeteri, restorante, bare, klube) dhe objekte të tjera të cilat në përputhje me të njejtin ofrojnë shërbime hotelierike, si dhe në objektin hotelierik/pjesë për ushqim në objekte hotelierike për vendosje (hotel, motel, hostel, pansion dhe objekt tjetër për akomodim) apo në pompat e benzinës, ndërsa ato objekte hotelierike, të cilat kryejnë përgatitje dhe shitje të ushqimit mund të realizojnë shitje në mënyrë alternative (onllajn apo porosi me telefon dhe të ngjashme) dhe të kryejnë dërgesë apo të mundësojnë marrje individuale të porosisë jashtë objektit hotelierik (përmes shtandit/pultit) duke filluar prej 7 prillit 2021 (e mërkurë) deri më 20 prill 2021.

Përjashtim nga kjo bëjnë objektet hotelierike në Aeroportin ndërkombëtar “Shkup” dhe Aeroportin “Shën Apostoli Pal” në Ohër, si dhe objekti hotelierik/pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objekt tjetër për akomodim).StrugaLajm

“Ndalesë e plotë për vizitorët, mysafirët në të gjitha bastoret, përkatësisht pranimi i vizitorëve dhe puna e bastoreve të mundësohet ekskluzivisht përmes kryerjes së shërbimit të sportelit (sportel, stendë, pult), përkatësisht objekti hotelierik / pjesë në bastoret, si dhe në kazinotë, të jenë të mbyllura për vizitorët, duke filluar nga 7 prilli 2021 (e merkurë) deri më 20 prill 2021.

“Ndalesë e plotë për vizitorë-mysafirë në të gjitha palestrat, klubet e fitnesit, qendrat sportive dhe sallat e destinuara për ushtrime duke filluar nga 6 prilli 2021 (e martë) deri më 20 prill.

“Ndalohet organizimi, mbajtja dhe prania / pjesëmarrja në çdo lloj seminari, trajnimi, punëtorie, kurse, konferenca dhe ngjarje të tjera të këtij lloji, nga 6.4 në 20.4.2021.

Në seancë, thuhet në kumtesë, është pranuar edhe indikacioni i Shtabit të Përgjithshëm të Krizave mbi nevojën për ta respektuar në mënyrë rigoroze ndalesën e mbledhjes në grupe dhe grupime prej më shumë se katër personash në hapësirë ​​publike, parqe ose çfarë do zone të hapur. Kjo vlen për të gjithë territorin e vendit çdo ditë gjatë javës.

Nga pres shërbimi i qeverisë informojnë, se vazhdojnë të vlejnë lejet e lëshuara me kërkesë të personave juridikë / institucioneve, përkatësisht për lëvizjen e personave fizikë vetëm për nevoja zyrtare.

Për fermerët, mbeten të njëjtat rregulla për lëvizje gjatë orës policore. Kjo i referohet lëvizjes së tyre për t’i kryer detyrimet e punës në zonë (vendbanimin) ekskluzivisht për kryerjen e detyrimeve të punës. Mbetet të vlejnë lejet për lëvizje të fermerëve të regjistruar, të evidentuar në njësitë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

In : Aktuale

Loading...
loading...