Filloi pushimi , nxënësit kthehen në shkollë më 22 janar

Sot përfundon gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor në Maqedoni. Në pushim dimëror shkojnë rreth 270 mijë nxënës, ndërsa pushimi do të zgjas 23 ditë kalendarike.

Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme në bankat shkollore do të kthehen më 22 janar, njofton Koha.

Sipas statistikave, këtë vit në shkollë kanë shkuar 20.437 nxënës për herë të parë. Mësimin maqedonisht e ndjekin 13.218, ndërsa shqip 6.419 nxënës.StrugaLajm

MASH njofton se nëpër shkolla të mesme këtë vit janë regjistruar 17.364 nxënës, ndërsa mësimi zhvillohet në 362 shkolla fillore dhe 108 të mesme.

In : Aktuale

Loading...
loading...