Grubi: Ja pse Ziadin Sela gënjen

Deputeti i BDI-sl, Artan Grubi sërish ka goditur liderin e ASh-së, Ziadin Selën. Sipas tij Sela ka gënjyer dhe vazhdon të gënjej.

“Tha: do të dal nga qeveria pas miratimit të gjuhës, gënjeu, ja tek iku me vrap!

Tha: Ali Ahmeti ka kërkuar nga Zaevi që t’më dëbojë nga Qeveria, kjo u demantua ekspres nga Zaevi, dmth përsëri gënjeu!

Tha, do dal nga Qeveria nëse ligji për gjuhën nuk miratohet brenda 100 ditëshit, gënjeu!

Tha, kam thënë gjëra për Ali Ahmetin dhe Zaevin, por më kanë nxjerr nga konteksti, gënjeu!

Tha në 2016 se do dorëhiqet nëse humbet zgjedhjet, gënjeu!

Tha në 2017 se do dorëhiqet nëse humb zgjedhjet, gënjeu!

Tha që komunikon me të gjithë, Ahmetin, Ostrenin, Memedin, Kasamin, Thaçin, gënjeu.StrugaLajm

Tha që Ali Ahmeti i paskësh treguar së çfar ka vendosur në fundjanar, gënjeu.

Tha jam në qeveri për barazi, zbardhje të rasteve të kontestuara, integrim euroatlantik, ndërsa kontributin në këtë drejtim e kishte zero sepse asnjë fjalë nuk e ka shtuar në programin qeveritar e aq më pak në buxhet, dmth gënjeu.

Iu ofrua ti bën reformat, refuzoi sepse deshti paratë.

Tha se ka marrë oferta të majme parash, bëhu burrë e dil trego nga kush, kur dhe sa, ndryshe, prap, vetëm gënjen.

Ik se ke humb arsyen!” ka shkruar Grubi

In : Aktuale

Loading...
loading...